Takim me Drejtorin e Policisë Vendore z. Alban Çela.

Sot, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, priti në një takim të veçantë, Drejtorin e Policisë Vendore z. Alban Çela. Në këtë takim ai i uroi suksese për detyrën e re, si dhe zhvilloi një bisedë për bashkëpunimin ndëinstitucional me degët territoriale e Organet e Vetëqeverisjes Vendore në funksion të forcimit të rendit e sigurisë në qarkun e Kukësit.