Sot u zhvillua një takim me Drejtorin e Hidrocentralit të Fierzës z. Vasil Muslia dhe K/Inxhinierin Agim Hajdini, u njohëm me situatën aktuale në këtë hidrocentral si dhe me masat që janë marrë për mirëmenaxhimin e prurjeve të mëdha në liqenin e Fierzës, sivjet konsiderohet rast unikal, mbi 4-5 ditë me prurje mbi 2000 m3/sek . Sot punonin tre agregat me nje shkarkim 310m3/ sek. Ka edhe mbi 8 m rezervë…për mbushje.
Knaqesi kur shikon njerëz profesionist, që punojnë plot vullnet e pasion në këtë veper të madhe energjitike.