PREFEKTI I QARKUT KUKES

Takim i Task Forcës Vendore të Luftës Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabis.

Me date 13.06.2018 ora 10.00 ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvilluar takimi i rradhes i Task Forces Vendore te Luftes Kunder Kultivimit dhe Trafikimit te Kanabis.Ky takim u drejtua nga Prefekti i Qrakut z Kuçana i cili qe ne fillim pergezoi strukturat e Policise Vendore te Policise dhe ato te Kufirit dhe Migarcionit per punen e bere ne kete lufte frontale si dhe te gjitha sherbimet dhe drejtorite qe jane pjese e ketij aksioni mbarekombetar.
Nga inspektoret dhe strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore te  Policisë Qarkut u kerkua të zhvillohen takime me përfaqësues të pushtetit vendor, të komunitetit në njësitë e vetëqeverisjes vendore si dhe me drejtues e nxënës të shkollave në të gjithë Qarkun Kukës.
Grupet e kontrollit të territorit të instruktohen e të jenë të përgjegjshëm për aktivitetin që kryejnë duke zbatuar të gjitha proçedurat e përcaktuara në planet e veprimit të Institucioneve.
Vëmendje e veçantë ti kushtohet tokave pa pronare,shtepive apo stallave te baraktisura ,serave apo ish objekteve ushtarake në lartësi të territoreve dhe informacionet operative  të vlerësohen duke vepruar në mënyre të shpejtë e të drejtëpërdrejtë për në strukturat përgjegjëse.
Kultivimi i bimëve narkotike, i njohur tashme si një fenomen me një shtrirje dhe përhapje në mbarë vendin, në Qarkun e Kukësit është pothuajse inekzistent për shkak të një punë intensive e të mire organizuar dhe të mire koordinuar ndërmjet hallkave të shërbimit policor në Qark, i cili ka përgjegjësinë kryesore në këtë çështje prioritare.
Duhet thënë se situata është tërësisht nën kontroll të strukturave të shërbimit policor, të cilët po monitorojnë në mënyrë të përditësuar situatën në terren, duke koordinuar edhe me institucionet partnere për goditjen e kësaj veprimtarie dhe te autoreve të saj.
Ne fund te takimit pasi u bene diskutime te ndryshme nga te pranishmit u moren angazhime per nje lufte akoma me te madhe ne kete drejtim per ta hequr njehere e mire Kukesin nga harta e kultivimit dhe e trafikimit te kanabis-it.

 Kukes 13.06.2018.