Sot me aktivitete përkujtimore e tematike shënohet 80 vjetori i i Çlirimit të Atdheut!
Prefekti i Qarkut Kukës z. Agron Geca së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kukës z.Albert Halilaj ,autoritetet vendore dhe qendrore kanë kryer homazhe dhe nderime në Varrezat e Dëshmorëve ,për dëshmorët e rënë për çlirimin e atdheut, ku dhe vendosen kurora me lule.
Me respekt të madh, përulje dhe mirënjohje përpara heroizmit dhe sakrificave të dëshmorëve e heronjve tanë!