Sot me dt.26/11/2020 Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana prezantoi Drejtorin e ri të Filialit të Postës Kukës znj. Migena Gjici.
Prefekti falenderoj drejtorin dorëzues z. Gëzim Omuri dhe administratën dhe punonjësit e postës për punën e bërë në shërbimin ndaj qytetarëve në këtë kohë pandemie, njëkohësisht uroi Drejtoreshën për punën e re, duke i ofruar mbështetjen e plotë. Prefekti theksoj domosdoshmerinë e rritjes së kulturës dhe shpejtësine e shërbimit ndaj qytetarëve dhe veçanarisht ndaj moshës së tretë.