Përulēsia për dëshmorët e Atdheut, nderimi për luftëtarët e lirisë dhe respekti për sakrificat e tyre mbeten të përjetshme!
Sot u përkujtua 76 vjetori i çlirimit të Kukësit dhe Hasit nga nazi-fashistët si dhe shërbëtorët e tyre.
Me këtë rast në “Varrezat e Dëshmorëve” në zbatim të protokollit të shëndetësisë, e nën ritmin e bandës frymore të qytetit që interpreton “Hymnin Kombëtar” u vendosën kurora me lule nga Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, Kryetari i bashkisë Kukës z Safet Gjici, Kryetari i Këshillit të Qarkut z Abdulla Domi. Kryetari i LANÇ-it z.Enver Onuzi dhe Kryetari shoqatës se familjeve të dëshmorëve z Agim Braha.