Sot me datë 30.06.2021, Prefekti i Qarkut Kukës Z. Zenel Kuçana mori pjesë në takimin e organizuar nga Bashkia Kukës me tematikë “Kontrolli i territorit dhe lufta kundër kultivimit e trafikimit të bimëve narkotike “.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i Bashkisë Kukës, z, Safet Gjici, shefi i Komisariatit të Kukësit z. Dritan Meta, N/kryetari i Bashkisë Kukës z. Vexhi Halili, që ndjek me përparësi këtë problem, kryeinspektori i Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit, drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Administratorët e Njësive Administrative të Bashkisë Kukës si dhe të gjithë kryetarët e fshatrave të Bashkisë Kukës.
Gjatë këtij takimi u evidentua puna e mire e bërë në këte drejtim ku u diskutuan disa çeshtje të ndryshme si:

Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike;

Parandalimin e ndërtimeve pa leje;

Parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve;

Problematika të infrastrukturës në fshatrat e Njësive Administrative;

Problematika e minierave në Bashkinë Kukës;

Ndalimin e shfrytëzimi i paligjshëm të inerteve në shtretërit e lumenjëve dhe përrenjëve;

Ndalimi i gjuetisë së paligjshme sidomos i peshkut në liqenin e Fierzës.

Prefekti i Qarkut Kukës në kuadrin e bashkëpunimit dha detyra konkrete për policinë e shtetit, Drejtorinë e Administratës së Zonave të Mbrojtura, IKMT për luftën ndaj kultivimit e trafikimit të Kanabis-it, ku theksin e vendosi te zhdukja e këtyre fenomeneve të paligjshme, mënyrën e dhënies së informacionit në kohë reale e me detaje, nga kryetarët e fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative në organet kompetente ligjzbatuese, si dhe ju drejtua të gjithë pjesëmarrësve që të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, duke ju rikujtuar përgjegjësinë secilit sipas detyrave që ju ka ngarkuar ligji.