Sot në qytetin e Kukësit u bë inagurimi i riparimit të plotë të varrezave të dëshmorëve të punës dhe LANÇ -it të rrethit të Kukësit e Hasit.
Për rikonstruksionin e këtyre varrezave, Bashkia Kukës shpenzoi 33.272.881 lekë. Në hyrje të varrezave u asfaltua rruga me një gjatësi 212.5 ml, si dhe sistemi i ndriçimit dhe ujit të pijshëm.
Ky investim ishte një nga premtimet e bëra realitet të Kryetarit të Bashkisë Kukës z. Safet Gjici.
Në këtë ceremoni morën pjesë veteranë, pasardhës të familjeve të dëshmorëve, banorë të qytetit të Kukësit, si dhe Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, Kryetari i Bashkisë z. Safet Gjici, Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Abdulla Domi.
Në këtë inagurim përshëndetën të pranishmit, kryetari i organizatës së familjeve të dëshmorëve të LANÇ z. Agim Braha, Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana si dhe Kryetari i Bashkisë z. Safet Gjici.