Sot me datë 26.6.2020 ne Bashkinë Tropojë, Nj.A Margegaj, ne Valbonë, nën kujdesin e Bashkisë Tropojë dhe Këshillit të Qarkut u hap sezoni turistik veror 2020
Në këtë eveniment morën pjesë Kryetari i Bashkise Tropojë z. Rexh Byberaj, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Abdulla Domi, Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Z. Bekim Murati, mjeshtri i madh regjisori dhe aktori z. Petrit Malaj, z. Izmir Gjurici etj. Pas hapjes së evenimentit nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana përshëndeti dhe vlerësoi zonen turistike Valbone, gastronominë, kulturën dhe traditën në këtë zonë, si dhe në fund të përshëndetjes, ju uroi të gjithëve një sezon të mbarë turistik. Në këtë eveniment u shfaqën këngë dhe valle popullore të zonës, punime artizanale, piktura, gastronomia e pasur vendase etj.