Sot më datë 11.7.2020 në Nj.A Bushtricë, Bashkia Kukës në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës dhe Bashkinë Dibër u hap sezoni turistik malor, i emërtuar “Dita e Bjeshkëve”
Në këtë event morëni pjesë; z. Blendi Klosi Ministër i Mjedisit dhe Turizmit, z. Zenel Kuçana Prefekt i Qarkut Kukēs, z. Safet Gjici Kryetar i Bashkisë Kukës, z. Abdulla Domi Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës, z. Kujtim Rexha N/Kryetar i Bashkisë Tropojë, z. Zamir Dedej Drejtor i Përgjithshëm i Zonave të Mbrojtura, Përfaqësues nga Bashkia Dibër, Përfaqësues nga shoqata e bjeshkatarëve të Komunës së Suharekës Kosovë, qytetarë të bashkisë Kukës, mysafirë të ardhur nga rrethet e tjera të vendit etj.
Këtë event e përshëndetën Ministri i Mjedisit z.Blendi Klosi, Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, Kryetari i Këshillit tē Qarkut z. Abdulla Domi.
Në këtë event u hap panairi i prodhimeve blegtorale, gatimet tradicionale të zonës, bimëve medicinale dhe veshjeve popullore të zonës.
Me këtë rast u zhvilluan aktivitete sportive të të gjitha moshave si dhe grupet artistike manifestuan këngë e valle të trevës.
Këte event e përshendetën një grup motoçiklistësh të ardhur nga Suhareka, që vazhduan udhëtimin për pushtimin e malit të Korabit.
Po keshtu biri i Bushtricës, z. Xhavit Lashi, ndër vite kuadër drejtues në rrethin e Kukësit si dhe autor i disa librave, në këtë ambient fantastik, promovoi librin e tij të fundit “Bushtrica” ku shpalosi historinë dhe traditat e zonës