Sot Prefekti i Qarkut Kukës mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria e Policisë Vendore Kukës me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Policisë Shtetit. Me këtë rast në emër të Ministrit të Brendshëm u falenderuan punonjësit e policisë së Qarkut Kukës dhe drejtuesit e tyre për punën e bërë për sigurimin e rendit e qetësisë dhe uljen e treguesve të krimit në ktë qark. Gjithashtu Prefekti i Qarkut u ka ofruar mbështetjen e plotë në luftën ndaj krimit i çfardo ngjyre qoftë, duke patur një rend e siguri të plotë në çdo bashki të qarkut Kukësit