Ceremoni të zhvilluara me rastin e fillimit të Vitit të Ri shkollor 2018-2019.

Me datë 17.09.2018 si ne gjithë Shqipërinë edhe në Qarkun e Kukësit u zhvillua ceremonia e fillimit të Vitit të Ri shkollor 2018-2019.

Për një prezantim sa më dinjitoz dhe për ta kthyer këtë ditë në një ditë festive, Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana ishte prezent në aktivitetet e zhvilluara në shkollat 9 vjeçare “Riza Spahiu” dhe shkollen e mesme të përgjithsme “Havzi Nela” Kukës.

Në ceremoninë e zhvilluar në shkollën e mesme ‘Havzi Nela’ merrte pjesë edhe e deleguara e Ministrisë së Arsimit znj Besa Shahini dhe dy personalitetet pershendeten ne kete ceremoni duke siguruar trupen pedagogjike dhe nxenesit ne keta shkolla per rendesine e madhe qe qeveria shqiptare i kushton arsimit ne pergjithesi.Prefekti foli edhe per 4 risite e ketij fillimviti qe jane:

a.Eleminimi i klasave kolektive dhe perqendrimi i tyre ne shkolla qe ofrojne mesim me cilesor.
b.Largimi dhe heqja e celuareve per mesuesit dhe nxenesit gjate kohes qe jane ne mesim.
c.Dhënia falas e librave nga klasa e pare ne te katert dhe brenda mandatit per shkollat 9 vjecare
d.Duhet theksuar se testet e kurikulat e sivjetme mesimore jane te standarteve te larta europiane.

Gjithashtu Koordinatori i Pergjithshem z Abdulla Domi ishte i pranishem dhe pershendeti ne emer te Institucionit te Prefektit te Qarkut dhe te Qeverise Shqiptare ne shkollat 9 veçare “Vehbi Shehu” dhe ne ate te mesme te bashkuar “Bajram Abdiu” Bicaj.Organizimi ishte shume i mire.

Duhet thene se sivjet ne baze te nje plani te paracaktuar nga ana e Institucionit te Prefektit dhe DAR thuajse te gjithe drejtuesit e institucioneve te degeve territoriale kane qene te deleguar ne shume shkolla te qarkut Kukes per te marre pjese ne ceremonite e fillimit te vitit te ri shkollor.

Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana priti ne nje takim dhe falenderoi per xhestin human drejtorin e FSDKSH-se Kukes z Defrim Korbi si dhe pergjegjesin e deges se IKMT Kukes z Besart Tota te cilet dhuruan per nxenesit e klasave te para si dhe ato me aftesi ndryshe ne shkollen Zapod 16 sete nxenesi,ne shkollen 9 vjeçare te ketij fshati 11 sete si dhe ne shkollen Orgjost 6 sete me çanta,fletore,vizore,kompas ,raportor si dhe aksesore te tjere te nevojshem per nxenesit.

Duhet thene se ceremonite por edhe atmosfera e dutes se pare te shkolles ne pergjithesi kane qene festive.

URIME E SUKSESE NE KETE VIT TE RI SHKOLLOR 2018-2019.