z.Agron Geca zhvilloi takimin me Task-Forcën Vendore të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike (Canabis Sativa) në Qarkun e Kukësit.

Sot nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës z.Agron Geca u zhvillua takimi i Taskë-Forcës Vendore të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike (Canabis Sativa) në Qarkun e Kukësit.
👉🏻Në këtë takim morën pjesë anëtarët e Taskë-Forcës përfaqësues të institucioneve qendrore në nivel vendor, të strukturave ushtarake,të Njësive të Vetqeverisjes Vendore dhe të Degëve Territoriale.
👉🏻Përfaqësuesit e institucioneve ligjzbatuese raportuan për punën e bërë deri tani në këtë fushë e masat e marra për në vazhdimësi.
👉🏻Në fjalën e tij, Prefekti Geca, u ndal në raportimet për vitin 2023. Kështu, në territorin e Qarkut Kukës janë ushtruar 6774 kontrolle në të gjithë Qarkun, janë anagazhuar 2441 punonjës policie dhe 555 automjete te policisë.
🧷Në fund të takimit, Prefekti i Qarkut Kukës, caktoi detyrat përkatëse për secilën strukturë përgjegjëse dhe vëmendje mori parandalimi i fenomenit në menyrë që qarku jonë të dalë nga harta e kultivimi dhe trafikimit të bimëve narkotike .
👉🏻Nga të gjithë anëtarët u miratua Rregullorja për Funksionimin e Task Forcës Vendore të Luftës kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit.