z.Agron Geca Prefekti i Qarkut Kukës, njëherësh dhe Kryetari i Komitetit Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave zhvilloi takim pune me anëtarët e KRAT-it për “Raportimin vjetore të punës së bërë për Luftën kundër Trafikimit të Personave për vitin 2023”

Sot me datë 23.01.2024, z.Agron Geca Prefekti i Qarkut Kukës, njëherësh dhe Kryetari i Komitetit Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave zhvilloi takim pune me anëtarët e KRAT-it për “Raportimin vjetore të punës së bërë për Luftën kundër Trafikimit të Personave për vitin 2023”.
📎Në këtë takim morën pjesë anëtarët e KRAT-it, të Tryezës Teknike Antitrafik dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
📎Nga të gjithë anëtarët e KRAT-it u raportua për punën e bërë për vitin 2023, në zbatim të Planit të Veprimit Antitrafik, vlen të theksohet se për këtë viti nuk kemi patur asnjë rast të trafikimit të personave.
☑️Në fund të takimit Prefekti, vendosi detyrat përkatëse për secilën strukturë përgjegjëse dhe nga të gjithë anëtarët e KRAT-it , u miratua Rregullorja për Funksionimin e Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave për vitin 2024.