Sot me datë 27.05.2021, Prefekti i Qarkut Kukës priti në zyrën e tij, Shefin e Shtabit të Forcave Ajrore, Kolonel Arben Cenolli se bashku me ekipin e tij.
Në këtë takim u diskutua për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë se Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Qarkun Kukës.
Në kuadrin e hapjes dhe vënies në funksion të Aeroportit të Kukësit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mbi veprimtaritë e përbashkëta në interes të këtij shërbimi.
Risi e këtij takimi ishte diskutimi për hapjen e këtij shërbimi në territorin e Bashkisë Tropojë.
Ky shërbim do të ndikojë në informimin sa më të saktë të situatës meteorologjike në funksion të veprimtarive turistike dhe në planifikimin e Mbrojtjes Civile në Qarkun Kukës.