Sot me datë 25.11.2020 në ambjentet e Prefektit të Qarkut Kukës, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile ( duke zbatuar protokollin e shëndetësisë, <10-të veta të pranishëm ne takim) për Qarkun Kukës me objekt: “Marrja e masave dhe përcaktimi i detyrave për periudhën dimrore Nëntor 2020 – Mars 2021” nga Komisioni i Mbrojtjes Civile të Qarkut Kukës.