Takime dhe aktivitete të Prefektit të Qarkut Kukës z Zenel Kuçana 15-25 shkurt 2019

1-Takim për luftën kundër ekstemizmit të dhunshëm . Kukës 19.02.2019.

Me date 19.02.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana mori pjese ne nje takim qe u organizua ne ambientet e Bar Amerika Kukes per nje seminar qe i kushtohej luftes kunder fenomenit te ekstremizmit te dhunshem ne Shqiperi dhe masat qe duhen marre per ta luftuar fenomenin..
Me kete rast u zhvillua ky takim rajonal me temë: “Rritja e kapaciteteve kunder ekstremizmit te dhunshem “ me mbështetjen e Ministrise se Brendshme ne bashkepunim me Ambasaden Britanike dhe Universitetin Evropian te Tiranes.Merrnin pjese perfaqesues te degeve territoriale si dhe perfaqesues te besimeve fetare ne Kukes,te bashkise Kukes te rinj e te reja nga shoqeria civile .
Moren pjese ne kete seminar z.Enri Hide , Universiteti Europian i Tiranes ,znj. Rozana Baci, Qendra e Koordinimit CVE prane Kryeministrit te Shqiperise si dhe z.Bekim Murati Drejtor Agjensia per Mbeshtetjen e Veteqeverisjes Vendore prane Ministrise se Brendshme.Ne kete seminar u trajtuan thuajse te gjithe problematikat me te cilat ndeshet shoqeria shqiptare ne kete drejtim dhe marrja e masave poer ndergjegjesimin e qytetareve qe bien pre e ketij mashtrimi.Foli edhe z Zenel Kuçana.

2-Me Prefektin e Qarkut Shkodër dhe Kryetarin e Basenit Drin–Bunë z Çesk Milja.20.02.2019.

Me date 20.02.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana priti ne nje takim Prefektin e Qarkut Shkodër dhe Kryetarin e Basenit Drin–Bunë z Çesk Milja.Ne kete takim u diskutua per bashkepunimin ne mes dy Institucioneve dhe shkembimin e eksperiencave reciproke per permiresimin e punes dhe realizimin e detyrave te ngarkuara nga Qeveria Shqiptare.U ra dakort qe te intensifikohet puna per koordinimin e informacionit ne lidhje me dhenjen e lejeve ne territorin e Qarkut Kukes ne lidhje me kompetencat ligjore qe ka ky organizim ne shkalle rajoni.

 3-Takim i Organit Këshillues : Shëndetësia dhe situata gripale në Qarkun Kukës. 21.02.2019.

Në zbatim të funksionimit të Organit Këshillues, Institucioni i Prefektit të Qarkut Kukës zhvilloi me date 21.02.2019 takimin e rradhes me temë: Shendetësia dhe dhe situata gripale në Qarkun Kukes.Fjalen e hapjes e beri Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana i cili foli per rendesine e madhe qe ka sherbimi shendetesor dhe ofrimi i ketij sherbimi tek qytetaret.Pastaj Koordinatori i Pergjithshem z Abdulla Domi beri prezantimin e materialit te pregatitur ne slajte per këtë qellim.
Institucioni i Prefektit ka pasur vazhdimisht në vëmendje të tij punën në këtë sektor me arritjet dhe problemet që mbart dhe që në gjykimin tonë kërkojnë ndërhyrje.Nga ana e jonë janë ngritur grupe pune ,të cilët kanë inspektuar pothuajse të gjitha spitalet, qendrat shëndetësore dhe ambulancat e Qarkut Kukës.Puna e këtyre grupeve ka konsistuar në vlerësimin e gjendjes reale në këto njësi ku ofrohet shërbim shëndetësor me qëllim bërjen prezente të gjendjes reale si dhe marrjen e masave.

4-Takim me Komitetin Rajonal dhe Tryezën Teknike Antitrafik Kukës. 25.02.2019.

Me date 25.02.2019 ora 11.00 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua nje takim i Komitetit Rajonal dhe i Tryezes Teknike Antitrafik per te miratuar rregulloren e re te  funksionimit te ketyre organizimeve dhe per tu njohur me Planin e Veprimit Antitrafik per 2019.
Fjalen e hapjes se ketij takimi e beri Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana i cili theksoi rendesine e ketij takimi per vete tematiken qe diskuton si dhe porositi te gjithe aktoret e perfshire ne kete komitet te kene te gjithe vemendjen e duhur per luften kunder fenomenit te trafikimit te personave.
Pastaj fjalen e rastit e mbajti Koordinatori i Pergjithshem dhe Kryetari  i Tryezes Teknike z Abdulla Domi.Foli ne kete takim edhe ekspertja e Zyres së Koordinatorit Kombetar Antitrafik z Mimoza Qyra.Pasi folen ne kete takim antaret e KRAT dhe TTAT u diskutua dhe u miratua “Plani i Veprimit Antitrafik 2019” dhe rregullorja pasi nje sere aktivitetesh qe do te realizohen gjatë ketij viti..