Ceremoni zyrtare e ri-varrimit të eshtrave të Dëshmorit të Atdheut Enver Grosha.
Me date 17 Nenotr 2018 ne hollin e Pallatit te Kultures “Hasan Prishtina”Kukes u organizua ceremonia e rivarrimit te eshtrave te Deshmorit te Atdheut Enver Grosha.Merrte pjese ne kete ceremoni zyrtare Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana,Kryetari i Keshillit te Qarkut z Abedin Oruçi,Sekretari i Pergjithshem i Bashkise Kukes z Bujar Muçmataj si dhe shume kolegë ish-ushtarake,veterane,pas-ardhes te familjeve te deshmoreve qytetare kuksianë si te ftuar te shumte Koordinatori i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit z Abdulla Domi beri moderimin e kesaj ceremoni.Pas ekzekutimit te hymnit kombetar, fjalen e hapjes se ceremonise e mbajti perfaqesuesi i Bashkise Kukes z Bujar Muçmataj,perfaqesuesi i shoqates se historianeve ushtarakë shqiptarë z Bernard Zotaj,perfaqesuesi i organizates se familjeve te deshmoreve Kukes z Agim Braha,recitim me vargje per deshmorin Enver Grosha nga ish ushtaraku Riza Vata,si dhe fjala pershendetese dhe falenderuese e perfaqesuesit te familjes se deshmorit z Fadil Grosha.Pastaj te pranshmit bene homazhe perpara arkivolit te deshmorit dhe me pas eshtrat e deshmorit hypur ne nje mjet ushtarak dhe te shoqeruar nga trupa nderi ushtarakë qe ishte preente gjate gjithe kesaj ceremonie u nis per ne varrezat e deshmoreve te atdheut.Perpara fillimit te ceremonise se rivarrimit ne vareza u mbajt nje minute heshtje ne nder te deshmorit dhe pastaj u be varrimi nen bresherine e armeve te efektivëve të DMR Kukes.Ne fund te ceremonise vellai i Deshmorit te Atdheut z Fadil Grosha falenderoi e pranishmit ne kete ceremoni dhe theksoi se per te respektuar te ftuarit familja kishte shtruar nje dreke.
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT.