Takime të Prefektit të Qarkut Kukës për probleme dhe evente të ndryshme.

Takime të Prefektit të Qarkut Kukës për probleme dhe evente të ndryshme.

1-Vizitë pune në shkollat 9 vjeçare “Avni Rustemi” dhe “Riza Spahiu”në qytetin e Kukësit

Ne zbatim te detyrave ligjore dhe ne kuader te marrjes se masave te marra per fillim te mbare te vitit te ri shkollor 2018-2019 date 07.09.2018 Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana zhvilloi nje vizite pune ne shkollat 9 vjeçare “Avni Rustemi” dhe “Riza Spahiu”ne qytetin e Kukesit.Ne keto takime z Kuçana u njoh nga afer me punen e bere per shperndarjen e librave falasa per klasat e para deri tek e katerta,si dhe ishte prezent vete ne momentin e shperndarjes se ketyre librave si  nje risi e qeverise shqiptare per kete vit.Prinderit e rastesishem ne kete proces falenderuan qeverine shqiptare per ndihmen e dhene ne kete kuader dhe kerkuan nga Prefekti angazhim me te madh te Institucionit te Prefektit per permiresimin e kushteve ne klasa e shkolla.Ne takim me drejtoreshen e shkolles 9 vjeçare “Avni Rustemi”znj Neraida Selmani u kerkua nga kjo e fundit nderhyrja e Prefektit per te siguruar fonde nga Ministria e Arsimit per permiresimin e kushteve si ne riparimin e tarraces e cila ka probleme ashtu edhe per nje nderhyrje totale per riparimin e saj pasi ka mbi 40 vjet qe eshte ndertuar dhe nuk ka pasur asnje riparim rrenjesor.Prefekti i Qarkut shprehu gadishmerine e tij dhe te Institucionit per te kerkuar nga Ministria pergjegjese fondet e nevojshme per permiresimin e kushteve te mesimdhenjes ne kete shkolle.

 

2-Takim me rastin e 75 vjetorit të formimit të Çetës së Lumës.

Me rastin e 75 vjetorit te formimit te Çetes Partizane të Lumës me datë 10 Shtator 2018 Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në fshatin Bicaj me këtë rast.Fjalën e rastit e mbajti z Agim Braha Kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve i cili tha se perulemi me respekt para veprës se atyre djemve dhe vajzave që me guxim formuan Çeten partizane të Lumës dhe u bënë pjesë e kësaj çete dhe luftuan me vetmohim për çlirimin e vendit nga pushtuesit dhe okupatorët e huaj dhe se ato do të jenë gjithmonë në altarin e nderit të kombit shqiptar.Edhe z Kuçana pershendeti të pranishmit në këtë ceremoni dhe ju garantoi ndihmën e Institucionit të Prefektit të Qarkut në përkujtimin e datave historike të popullit te Qarkut Kukës duke ju qenë mirënjohës dëshmorëve për atë cfar ata përfaqësuan gjatë kesaj lufte.

3-Takim me drejtuesit e Institucioneve Qëndrore në Bashkinë Tropojë.

Në kuadër të takimve periodike dhe të vazhdueshme me datë 12.09.2018 Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana zhvilloi një takim me drejtuesit e Institucioneve Qëndrore ne nivel lokal në Tropojë ku kërkoi nga ata një informacion mbi punën e bërë në përmbushje të detyrave të përcaktuara nga qeveria shqiptare.Pasi diskutuan në një frymë të lartë përgjegjshmërie thuajse të gjithë drejtuesit e pranishëm në këtë takim, z Kuçana u tërhoqi vëmendjen për një punë akoma me efikase të administratave sidomos te ZA në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.Ai porositi gjithashtui ndjekjen e disiplinës në punë,pagesave te energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si dhe realizimin e detyrave të ngarkuara për pritjen e qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve te tyre.