Takim“Sesion informimi për të drejtat e viktimave të veprës penale të trafikimit të personave“ 

Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë”zhvilloi në qytetin e Kukësit, ditën e martë, më datë 24 korrik 2018,në ambientet e Hotel– Gjalica, Kukës nje sesion informimi “Per te drejtat e viktimave te vepres penale te trafikimit te personave”i cili u organizua në kuadër të projektit “Drejtësia është histori e vërtetë kur në plan të parë janë viktimat”, pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.
Aktiviteti u zhvillua në bashkepunim me Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukës në cilësinë edhe te drejtuesit të Komitetit Rajonal Antitrafik si dhe me Qendrën për Progres Rinor Kukes.
Ne emer te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes kete aktivitet e pershendeti z Abdulla Domi Koordinator i Pergjithshem i ketij Institucioni i cili falenderoi organizatoret per zhvillimin e ketij takimi dhe ju garantoj mbeshtetjen qe ky Institucion do  ju jape te gjithe aktiviteteve me kete tematikë.
Perfaqesuesi i Organizatës “Të Ndryshëm & Të Barabartë”z Milaim Demnushi falenderoi te pranishmit ne kete takim dhe sidomos antret e Tryezes Teknike Antitrafik per ndihmen e dhene.
Në këtë aktivitet ishin te ftuar përfaqësues të insitucioneve dhe agjencive që ofrojnë shërbime për  viktimat dhe kategorite në nevojë, kryesisht specialistë të nivelit bazë që janë në kontakt me vetë viktimat si dhe perfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Qarkun e Kukësit, studentë dhe  aktivistë të drejtave të njeriut.

24.07.2018