Takim me Task-Forcën e Uijt të Pijshëm zhvilluar ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes

PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Takimi i Task-Forcës së Ujit të Pijshëm   

Kukës 07.02.2018 
                                                                                                                                               

Të nderuar pjesmarrës.

Në zbatim të Urdhërit të Kryeminsitrit nr.237, datë 13.12.2017 “Për disiplinimin e pagesave të ujit  nga Ministritë,Institucionet e Vartësisë si dhe punonjësit e tyre si dhe në kuadër të reformës në sektorin e ujit  sa i përket mirë menaxhimit të ujit të pijshëm organizojmë sot këtë takim të kësaj Task-Force për marrjen e masave të menjëhershme për “luftën” kundër informalitetit, për formalizimin e çdo abonenti, për vazhdimin e aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, për marrjen  e masave për parandalimin e shpërdorimit të ujit, zvogëlimin e humbjeve në rrjet, respektimin e kushteve të furnizimit me ujë,  qëndrimin në gadishmëri për përmirësimin e performancës në tregues realpër mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit.
Reforma në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, është një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare për mandatin qeverisës 2017–2021.
Kjo reformë e nisur është komplekse dhe ka per qellim sigurimin e ujit te pijshem 24/ore per qytetaret duke bere formalizimin e gjithe ofrimit te sherbimit,paisjen me kontrata dhe me mates,kolaudimin e aparateve mates te ujit,nderprerjet e paligjishme ne rrjetin e furnizimit me uje , mire administrimit të aseteve te shoqerive nepermjet garantimit të investimeve efiçiente dhe produktive.
Paralelisht me aspektet për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, një nga problematikat kryesore që është evidentuar është shkalla e lartë e informalitetit ndaj në këtë drejtim duhet të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që ka qeverisja e nivelit qëndror apo vendor për të ofruar një shërbim të furnizimit me ujë cilësor tek konsumatori.
Duhet të theksojmë se ky nuk është një aksion provizor por një angazhim i qeverisë shqiptare për të formalizuar edhe këtë sektor jetik dhe  të rëndësishëm për ekonominë dhe zhvillimin e vendit.
Ndaj vemendja e gjithë punës së kësaj Task-Force do të jetë në funksion të arritjes së qëllimit madhor të realizimit të detyrimeve që ka vendosur qeveria shqiptare në këtë drejtim.

 Të nderuar anëtarë të Task-Forcës.

 Duke llogaritur vlerën që ka uji si produkt, duke ditur që prodhohet me një kosto dhe që shërbehet me një cmim, të gjithë ne kemi përgjegjësinë për mbrojtjen dhe administrimin e burimeve ujore jo vetëm për sot, por për të gjithë brezat e ardhshëm.
Ndaj me të drejtë është marrë vendimi për fillimin dhe vazhdimin e një aksioni kombëtar gjithëpërfshirës me qëllim mire administrimin e ujit dhe dhënies fund abuzimit dhe shpërdorimit.
Ndaj sot duhet të dëgjojmë nga të gjithë përfaqesuesit e ndërmarrjeve të Ujësjellësve në shkallë qarku për situatën aktuale, punën  e bërë nga ana e tyre për evidentimin e debitorëve qofshin këto Institucione shtetërore qëndrore apo vendore, subjekte tregtare fizike apo juridike, kunsumatorë privat apo familjare,dhe planifikimin e punës për periudhën në vazhdim.
Do të diskutojmë së bashku problematikat e hasura si dhe marrjen e masave për të koordinuar edhe më mirë punën në mes Instuitucioneve si dhe me organet e rendit, për ndërgjegjësimin e qytetarëve se “

 “Uji është një mall dhe si i tillë duhet paguar”

Duke ju falenderuar për prezencën dhe angazhimin tuaj ju ftoj të diskutojmë së bashku rreth këtij aksioni kaq të rëndësishëm.

Faleminderit!