REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTI I QARKUT KUKËS
Kukes më 21.11.2017
Takim me kryeministrin z Rama për aksionin“Të pastrojmë Shqipërinë që duam”dhe vazhdimi i punës ne terren.
Me date 21.11.2017 Koordinatori i Pergjithshem i Prefektures Kukes z Abdulla Domi ishte ne nje takim me Kryeminstrin e Shqiperise z Edi Rama me rastin e promovimit te fillimit te aksionit 6 mujor “Te pastrojmë Shqiperine që duam”
Ne kete takim qe u zhvillua ne sallen e kishes Orthodokse te Shqiperise nga ana e Kryemistrit z Rama por edhe nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit z Blendi Klosi u theksua se nga data 24.11.2017 deri me date 24.05.2018 do te organizohet ne te gjithe Shqiperine aksion i vazhdueshem per te pastruar nga mbetjet dhe mbeturinat Shqiperine per nje vend me atraktiv per turizem dhe vizitoret e shumte qe kalojne pushimet e tyre ne vendin tone.
Ne zbatim te kesaj porosie me date 24.11.2017 ne oren 09.00 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi nje inspektim ne Degen e Doganes Morinë Kukes per te pare gjendjen ne te cilen ndodhet kjo pike si nje nga pikat kryesore te prezantimit me shtetin shqiptar.
Edhe pse eshte ne proces rehabilitimi ne kete takim u dhane porosi per te sistemuar menjehere ambientin rreth e qark Doganes per te marre te gjithe masat per te pasur personel policor me uniforme te rregullt dhe te mire perfaqesuar dhe per te qene nje nder pikat model sa i takon prezantimit te shtetit dhe sherbimit qe i ofrohet qytetareve.
Me kete rast z Kuçana vizitoi edhe ambientet e Deges se re te Doganes se perbashket Shqiperi Kosove e cila eshte ne perfundim te punimeve.
Po me date 24.11.2017 ne te gjithe qarkun e Kukesit filloi puna per realizimin e aksionit “Te pastrojme Shqiperine qe Duam”me angazhimin e te gjithe punonjesve te Institucioneve qendrore ne nivel lokal, te njesive te vete-qeverisjes vendore ne te tre bashkite e qarkut si dhe te nxenesve, te mesuesve dhe prinderve ne shkalle qarku.
Ne lidhje me aksionin “Te pastrojme Shqiperine qe duam” pjesa me e madhe e punonjesve te Institucioneve perfshire edhe Institucionin e Prefektit te Qarkut u moren me pastrimin e ambienteve rreth Institucioneve te tyre ndersa sa i takon punes se DAR Kukes kemi keto te dhena:
Ne zbatim te programit te punes se ardhur nga Green Line Albania, DAR Kukes dhe ZA Has dhe Tropoje ne bashkepunim me Bashkite paten nje angazhim te kenaqshem per realizmin e aksionit. Vlen per tu permendur se disa shkolla te bashkise Kukes kishin pregatitur postera dhe pankarta dhe uniforma qe i pershtateshin plotesimin te detyres per nje qytet te paster.
Ne te gjitha shkollat ora e pare e mesimit u be nga mesuesit kujdestar si bashkebisedim per sensibilizimin e mbajtjes paster te ambjenteve.
Ne kete aksion u perfshine nxenes, mesues dhe prinder sipas territoreve te percaktuara nga harta e DAR.
Pjesemarrja ishte si me poshte:
- DAR Kukes 7433 nxenes, 710 mesues, 113 prinder dhe u mbushen 2030 thase plastike.
- ZA Has 2500 nxenes, 215 mesues, u mbushen 170 thase plastike.
- ZA Tropoje 3010 nxenes, 310 mesues, u mbushen 600 thas.
Keto aksione do te vazhdojne edhe ne te ardhmen me nje angazhim edhe me serioz dhe me plane pune te detajuara deri ne detaje per te pastruar Shqiperine qe duam.