REPUBLIKA E SHQIPERISE
PREFEKTI I QARKUT KUKES
Me date 10.11.2017 ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i rradhes me perfaqesuesit te Task Forces Vendore.
Moren pjese ne kete takim dhe raportuan per punen e e bere te gjithe te antaret e TFV Kukes.
Ne kete takim pershendeti edhe Prefekti i ri i Qarkut z Zenel Kuçana.
Në këtë takim të parë me ju si përfaqësues të Institucioneve Qëndrore në Task-Forcën Vendore të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ju uroj për punën e bërë dhe ju nxis të vazhdoni punën po me të njëjtin itensitet dhe përkushtim edhe në të ardhmen.
Në zbatim të akteve ligjore, e detyrave të planizuara ne Planin e Veprimit te Task Forces Vendore gjate vitit 2017 ju sjell edhe njehere ne vemendje , punen tuaj te perditshme për parandalimin, organizimin e punës dhe kryerjen e operacioneve policore e Institucionale për identifikimin, asgjësimin e siperfaqeve të mbjella me bimë narkotike kanabis.
Puna e Task Forces Vendore ka konsistuar ne sensibilizimin e komunitetit të Qarkut për ndërgjegjësimin e të gjitha shtresave të popullsisë për rrezikshmërinë, pasojat qe ka fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike në jetën shoqerore e deri tek demet e pariparueshme shendetesore dhe shoqerore qe sjell per qytetarët.
Me qëllim realizimin e këtyre detyrimeve e synimeve të përcaktuara për periudhën në vazhdim nga të gjithë aktorët kërkoj:
Planizimin e punes dhe te planeve te Veprimit te cdo Institucioni per te sensibilizuar Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike në rajonin e çdo njësie vendore, ku të bëjnë pjesë kryetarët e fshatrave dhe administrata e njësisë vendore.
Përgatitja e Planit të Veprimit ku të pasqyrohet gjithë aktiviteti i aktorëve që do të marrin pjesë në këto veprimtari.
Sensibilizimin e komunitetit të Qarkut për ndërgjegjësimin e të gjitha shtresave të popullsisë për rrezikshmërinë, pasojat që ka fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike (Canabis Sativa) në jetën shoqërore e deri tek familjare e qytetarëve të Qarkut tonë.
Njesitë e qeverisjes vendore të angazhojnë potencilaet njerezore për sensibilizimin qe nga administratat e strukturat e veta qeverisese si këshillat komunale, kryetarët e fshatrave etj deri tek qytetaret dhe komuniteti i këtyre njësive.
Nga inspektoret dhe strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore te Policisë Qarkut të zhvillohen takime me përfaqësues të pushtetit vendor, të komunitetit, kryetarët e fshatrave, anëtarë pleqësie, drejtues e nxënës të shkollave në shkallë Qarku.
Të gjithë këto aktivitete kërkojne përsosjen e mëtejshme të punës të të gjitha strukturave si në këmbimin e informacionit të eksperiencës deri në mbështetje të ndërsjellta Institucionale.
Grupet e kontrollit të territorit të instruktohen e të jenë të përgjegjshëm për aktivitetin që kryejnë duke zbatuar të gjitha proçedurat e përcaktuara.
Vëmendje e veçantë ti kushtohet tokave pa pronare,shtepive apo stallave te baraktisura ,serave apo ish objekteve ushtarake në lartësi të territoreve dhe informacionet operative të vleresohen duke vepruar në mënyre të shpejtë e të drejtëpërdrejtë.
Duke shprehur edhe një herë konsideraten time, për punën e bërë shpreh besimin tim se angazhimi serioz e i përgjegjshëm i të gjitha strukturave tuaja do të bëjë të mundur heqjen plotësisht te qarkut tonë nga harta e kultivimit te bimëve narkotike.
Kukes 10.11.2017.