Takimi per luften kunder trafikimit të personave. Shkolla 9 vjeçare Krume Has

Aktivitetet e Tryezës Teknike Antitrafik u zhvendosën sot date 13.10.2017 në qytetin e Krumës dhe konkretisht në sallen e mbledhjeve te shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida” te Bashkise Krumë Has.
Nënprefekti i Hasit z. Selman GECA në bashkëpunim Zyrën Arsimore Has përfaqësuar nga inspektori z.Jetmir ÇAUSHI si dhe Zv. drejtori i shkollës së Mesme z. Besim DANI organizuan një takim me mesuës dhe nxënës të klasave të 9-ta te kesaj shkolle me te cilet diskutuam mbi temen e sensibilizimit te vazhdueshem te nxenesve  ne drejtim te luftes kunder  trafikimit te personave.
Në takim folën për Luftën Kundër Trafikimit të Personave dhe rëndesine e kësaj fushate, Koordinatori i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit të Qarkut z.Abdulla DOMI,Specialistja e Drejt.Raj. të Shërbimit Social Shtetëror znj.Besarie GECA si dhe përfaqësuesja e Dar-së Kukës znj.Farie ZENELI.

Faleminderit per menyren e realizimit te kesaj veprimtarie të gjithë aktoreve të përfshire në këtë fushate sensibilizuese.