Në përmbyllje të muajit Tetor – Muaji i Ndërgjegjësimit kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, institucioni i Prefektit ka vijuar angazhimin në të gjithë qarkun e Kukësit, përmes zbatimit të një kalendari aktivitetesh ndërgjegjësuese, që kanë përfshirë aktivitete në shkolla, takime informuese dhe bashkëpunim me institucionet, profesionistët dhe aktorët e komunitetit në Kukës, Has dhe Tropojë.