Takimi vjen në kuadër të rasteve të konstatuara të kultivimit të bimëve narkotike. Diskutimet u përqendruan në koordinimin e punës dhe forcimin e masave parandaluese për një reagim sa më efektiv ndaj këtij fenomeni.
Qarku i Kukësit, si zonë kufitare me shtrirje të gjerë dhe terren të thellë malor, vijon të mbetet problematik për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë periudhës Janar–Gusht janë konstatuar 9 raste, me 3 122 bimë narkotike të asgjësuara.
Lufta kundër këtij fenomeni mbetet prioritet dhe kërkon bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve dhe qytetarëve. Raportimi i rasteve të dyshimta dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësore për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.







