Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana zhvilloi një takim me Administratën e tij, pas përballjes me sëmundjen mbarë botërore Covid-19, të cilën ja doli me sukses, pas një periudhe mbi një mujore, falë Zotit dhe punës së mrekullueshme të bluzave të bardha të Spitalit Rajonal Kukës dhe Spitalit të Prizerenit në Republikës e Kosovës.
Takimi ishte emocionues ku punonjësit e administratës e uruan për mirëseardhjen dhe shërimin e tij.
Prefekti i Qarkut falenderoi për mbështetjen gjithë strukturat shëndetësore të Kukësit, në mënyrë të veçantë N/drejtorin e spitalit mjekun Sul Sokoli, mjekët Agron Geca e Emin Ferhati, si dhe personelin e infermiereve dhe ato të spitalit të Prizerenit në mënyrë të veçantë Drejtorin e këtij spitali dr. Afrim Avdaj me administratën shëndetësore të tij.
Gjithashtu Prefekti falenderoi për mbështetjen dhe interesimin e Ministres së Shëndetësisë zj. Ogerta Manastirliu dhe Ambasadorin Shqiptar në Kosovë z. Qemal Minxhozi.
Prefekti i Qarkut falenderoi administratën e tij, të gjithë drejtuesit e degëve territoriale dhe institucioneve të tjera shtetërore në nivel vendor, drejtuesit e Bashkive të qarkut dhe dhjetra qindra qytetarë që me telefonata e mesazhe që uruan shërimin e tij.