Sot më 1.6.1020, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut z. Zenel Kuçana njëherësh Kryetar i TFV, u mblodh Taskë-Forca mbi luftën kundra kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku morën pjesë antarët e Taskë Forcës Vendore.
Në këtë takim, antarët e Taskë-Focēs raportuan mbi punën e bërë deri tani, në luftën kundra kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike në Qarkun tonë, duke bërë kontrollin e territorit në Fshat, Njësi Administrative, kryesisht ato me rrisk me të lartë, përfshirë dhe përdorimin e dronit.
U theksua problemi i bashkëpunimit ndërmjet degëve territoriale dhe organeve të VQV, nē menyrë të veçante të SPZ me kryetarët e fshatrave duke rritur rolin e këtij të fundit ne kontrollin e territorit.
Në fund të takimit, Prefekti i Qarkut vuri detyra konkrete dhe shtesë, për luftën pa kompromis, kundra kultivimit të bimëve narkotike.