Sot me datë 5 Maj, ditën e Dëshmorëve të Atdheut, autoritetet vendore së bashku me organizatat e veteranëve të LANÇ-it e familjeve të dëshmorëve, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve, në qytetin e Kukësit. Në këtë përkujtimore të dëshmorëve të atdheut morën pjesë: Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetari i Bashkisë Kukës z. Safet Gjici, Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës z. Abdulla Domi, N/Prefekti i Hasit z. Selman Geca, përfaqësues nga Detashmenti Rajonal i Mbrojtjes, Policia Vendore e Qarkut, veteranë, familje të dëshmorëve Kukës e Has, dhe qytetarë nga qyteti Kukës.
Aktiviteti u zhvillua duke respektuar protokollin e shëndetësisë në kushtet e pandemisë.
Në fillim të ceremonisë u ekzekutua Himni Kombëtar.
Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i organizatës së familjeve të dëshmorëve të rrethit Kukës z. Agim Braha. Fjalë përshëndetëse mbajti Kryetari i Bashkisë Kukës z. Safet Gjici dhe Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana.
Prefekti i Qarkut shpërndau disa mirënjohje, të akorduara nga Organizata Kombëtare e Veteranëve të LANÇ-it, zotërinjve: z. Enver Onuzi (pas vdekjes), ish kryetar i org. veteraneve te rrethit Kukes; z. Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukes; z. Hysen Brati (përfaqësues i firmës ndërtuese të varrezave të dëshmorëve); z. Andrin Shehu, (inxhinier projektues); dhe z. Riza Vata (poet).
Më pas, autoritetet vendore, vendosën kurora me lule, te memoriali i Dëshmorëve të Atdheut, duke pasuar me vizitë në varrezat e dëshmorëve.
Gjithashtu në këtë aktivitet u vizitua Muzeu (i rikontruktuar) i dëshmorëve të atdheut.