Me datë 31.08.2020 Prefekti i Qarkut Kukës zhvilloi takim me N/kryetarët e Bashkive Kukës, Tropojë e Has si dhe me Drejtorët e Zyrave Arsimore Kukës, Tropojë e Has për fillimin e vitit të ri shkollor.
Në takim u diskutua:
1️⃣Marrja e masave në zbatim të protokollit të Shëndetësisë
2️⃣ Riparimi i objekteve arsimore,
3️⃣ Sigurimi i bazës materiale tavolina, karrike, maska dhe dizifektues.
4️⃣ Dizifektimi i objekteve arsimore,
5️⃣ Sigurimi i ujit të pijshëm
6️⃣ Riparimi i nyjeve sanitare.
Nga raportimi i drejtuesve të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, u pa angazhimi i tyre maksimal për krijimin e kushteve për fillimin e vitit të ri shkollor, në kushte të pandemisë. Gjithashtu nga Zyrat Vendore Arsimore Kukës, Tropojë dhe Has janë angazhuar në marrjen e masave teknike për fillimin e vitit të ri shkollor.
Në fund të takimit Prefekti dha detyra konkrete për respektimin e protokollit të Shëndetësisë si dhe Udhëzimit, të ardhura nga dy Ministritë, për fillimin normal të vitit të ri shkollor 2020-2021. Koha dy javore deri në fillim të mësimit të jetë periudhë pune e përkushtimi nga të gjithë drejtuesit e bashkive dhe ata të arsimit .