Në zbatim të Paketës së Sigurisë në shkolla, sot me datë 16.09.2024 z.Agron Geca,Prefekti i Qarkut Kukës, si dhe nën cilësinë e Kryetarit të Task-Forcës u zhvillua mbledhja me aktorët përgjegjës.
Në këtë takim morën pjesë të gjithë anëtarët e Paketës së Sigurisë në shkolla.
Në fjalën e tij, Prefekti u shpreh se të gjithë aktorët të cilët janë të përfshirë në zbatimin e paketës së Sigurisë në shkolla duhet ti kushtojnë rëndësi maksimale në përmbushjen dhe në zbatimin maksimal të prioritetit kryesor të mbarëvajtjes së vitit shkollor 2024-2025,si një plan masash, parandaluese dhe ndëshkuese, që kanë si qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e kriminalitetit në mjediset e shkollave dhe në atë të hapësirë fizike përreth tyre, ku nxënësit qëndrojnë , veprojnë dhe kalojnë pjesë më të madhe të kohës tyre në shkolla.
Në këtë takim të gjithë anëtarët u shprehen që i kanë kushtuar vemendje të veçantë zbatimit të paketës së sigurisë në shkolla, si sigurisë ushqimore, sigurisë rrugore dhe nga diskutimet dolën disa problematika në institucionet arsimore të Qarkut Kukës, për vendosjen e kamerave të cilat duhet të çertifikohen nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës.
Në fund të takimit Prefekti Geca falenderoi për punën e realizuar dhe la detyrat përkatëse për të gjithë aktorët përgjegjës që kanë të bëjnë me zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla.