Z.Agron Geca Prefekti i Qarkut Kukës si dhe nën cilësinë e Kryetarit të Komitetit Antitrafik zhvilloi takim me anëtarët e KRAT-it dhe TTAT-së

Sot me datë 17.10.2024, z.Agron Geca Prefekti i Qarkut Kukës si dhe nën cilësinë e Kryetarit të Komitetit Antitrafik zhvilloi takim me anëtarët e KRAT-it dhe TTAT-së.
•Në takim morën pjesë znj.Mimoza QYRA nga Ministria e Brendshme dhe znj.Valmira Duka, përfaqësuese e Unicef-it.
•Nga ana e anëtarëve, u bë një raportim i shkurtër, lidhur me zbatimin e masave të Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2024-2025 dhe të Kalendarit të aktiviteteve të zhvilluar për muajin Tetor, i shpallur si muaji Antitrafik.
•Znj.Mimoza Qyra, përfaqësuese e Ministrisë së Brendshme, bëri prezantimin e DraftUrdhërit të KRAT-it, cili mendohet të ndryshohet në bazë konsultime/diskutime së bashku me anëtarët e KRAT-IT.
•Në fund të takimit Prefekti , i falenderoi për punën e bëri deri tani dhe për pjesëmarrjen.