Sot me datë 23.01.2024, z.Agron Geca Prefekti i Qarkut Kukës, njëherësh dhe Kryetari i Komitetit Rajonale të Luftës kundër Trafikimit të Personave zhvilloi takim pune me anëtarët e KRAT-it për “Raportimin vjetore të punës së bërë për Luftën kundër Trafikimit të Personave për vitin 2023”.
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e KRAT-it, të Tryezës Teknike Antitrafik dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Nga të gjithë anëtarët e KRAT-it u raportua për punën e bërë për vitin 2023, në zbatim të Planit të Veprimit Antitrafik, vlen të theksohet se për këtë viti nuk kemi patur asnjë rast të trafikimit të personave.
Në fund të takimit Prefekti, vendosi detyrat përkatëse për secilën strukturë përgjegjëse dhe nga të gjithë anëtarët e KRAT-it , u miratua Rregullorja për Funksionimin e Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave për vitin 2024.