Vizitë pune në Institucionin e Prefektit të Qarkut Dibër. Peshkopi 22.11.2018

Vizitë pune në Institucionin e Prefektit të Qarkut Dibër.  Peshkopi 22.11.2018

Në kuader te komunikimit nderistitucional dhe te shkembimit te eksperiences ne mes Institucioneve te Prefektit me date 22.11.2018 ishim ne Peshkopi se bashku me Prefektin e Qarkut z Kuçana,2 Nenprefektet e Qarkut z Selman Geca dhe Granit Kurmekaj si dhe 5 Pergjegjesat e Sektoreve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes te cilet me ftese te Prefektit te Qarkut Diber z Nexhbedin Shehu zhvilluam nje takim per shkembim eksperience ne funksion te rritjes se performances se administratave ne te gjithe sektoret e Institucioneve te Prefektit te dy Qarqeve tona respektive.Nje takim qe filloi qe ne fshatin Kastriot ku vizituan lapidarin e ngritur ne kete fshat ne perkujtim figures se heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.Pas nje takimi mireseardhje ne zyren e Prefektit te Qarkut Diber z Shehu,pergjegjesit e sektoreve te te dy prefekturave zhvilluan per mbi 2 ore takime te perbashketa ku u diskutuan menyrat e trajtimit te problematikave sipas sektoreve dhe mundesite e unifikimit e zgjidhjes se tyre ligjore.Me pas perseri ne sallen e takimeve tek zyra e Prefektit zhvilluam bashkarisht diskutim per gjetjet dhe menyrat e permiresimit te punes sone ne te dy Institucionet e Prefekturave respektive
Zhvilluam pastaj nje vizite edhe tek muzeu dhe tek bibloteka e qytetit te Peshkopise dhe duhen thene komplimente per menyren e punes ne sistemimin dhe menaxhimin e biblotekes dhe muzeut
Ishte nje eksperience e re dhe mjaft e frytshme dhe qe i sherben permiresimit te punes sone ne te ardhmen.Patem kenaqesine dhe rastin te kishim edhe nje dreke pune e cila kaloi mjaft kendshem.
Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana falenderoi Prefektin e Qarkut Diber z Nexhbedin Shehu ,Sekretaren e Pergjithshme znj Donika Hysenaj dhe te gjithe Pergjegjesit e Sektoreve dhe punonjesit e Administrates se Institucionit te Prefektit te Qarkut Diber per pritjen e ngrohte dhe  menyren e organizimit te ketij takimi me shume vlera.Gjithashtu shpresojme dhe besojme se takime te tilla do te zhvillohen edhe ne te ardhmen pasi i sherbejne shkembimit te eksperiencave sektoriale dhe gjthe punonjesve te administrates per permiresimin e vazhdueshem te punes sone.