Takimi i rradhes i Task Forces Vendore te Luftes Kunder Kanabis-it.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

PREFEKTI I QARKUT KUKES

Me date 10.11.2017 ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i rradhes me perfaqesuesit te Task Forces Vendore.

Moren pjese ne kete takim dhe raportuan per punen e e bere te gjithe te antaret e TFV Kukes.

Ne kete takim pershendeti edhe Prefekti i ri i Qarkut z Zenel Kuçana.

Në këtë takim të parë me ju si përfaqësues të Institucioneve Qëndrore në Task-Forcën Vendore të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ju uroj për punën e bërë dhe ju nxis të vazhdoni punën po me të njëjtin itensitet dhe përkushtim edhe në të ardhmen.

Në zbatim të akteve ligjore, e detyrave të planizuara ne Planin e Veprimit te Task Forces Vendore gjate vitit 2017 ju sjell edhe njehere ne vemendje , punen tuaj te perditshme për parandalimin, organizimin e punës dhe kryerjen e operacioneve policore e Institucionale për identifikimin, asgjësimin e siperfaqeve të  mbjella me bimë narkotike kanabis.

Puna e Task Forces Vendore ka konsistuar ne sensibilizimin e komunitetit të Qarkut për ndërgjegjësimin e të gjitha shtresave të popullsisë për  rrezikshmërinë, pasojat qe ka fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike në jetën shoqerore e deri tek demet e pariparueshme shendetesore dhe shoqerore qe sjell per qytetarët.

Me qëllim realizimin e këtyre detyrimeve e  synimeve të përcaktuara  për periudhën në vazhdim nga të gjithë aktorët kërkoj:

Planizimin e punes dhe te planeve te Veprimit te cdo Institucioni per te sensibilizuar  Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike në rajonin e çdo njësie vendore, ku të  bëjnë  pjesë  kryetarët e fshatrave dhe administrata e njësisë  vendore.

Përgatitja e Planit të Veprimit ku të pasqyrohet gjithë aktiviteti i aktorëve që do të marrin pjesë në këto veprimtari.

Sensibilizimin e komunitetit të Qarkut për ndërgjegjësimin e të gjitha shtresave të popullsisë për rrezikshmërinë, pasojat që ka fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike (Canabis Sativa) në jetën shoqërore e deri tek familjare e qytetarëve të Qarkut tonë.

Njesitë e qeverisjes  vendore të angazhojnë potencilaet njerezore për  sensibilizimin qe nga  administratat e strukturat e veta qeverisese si këshillat komunale, kryetarët e fshatrave etj deri tek qytetaret dhe komuniteti i këtyre njësive.

Nga inspektoret dhe strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore te  Policisë Qarkut të zhvillohen takime me përfaqësues të pushtetit vendor, të komunitetit, kryetarët e fshatrave, anëtarë pleqësie, drejtues e nxënës të shkollave në shkallë Qarku.

Të gjithë këto aktivitete kërkojne përsosjen e mëtejshme të punës të të gjitha strukturave si në këmbimin e  informacionit të  eksperiencës deri në mbështetje të ndërsjellta Institucionale.

Grupet e kontrollit të territorit të instruktohen e të jenë të përgjegjshëm për aktivitetin që kryejnë duke zbatuar të gjitha proçedurat e përcaktuara.

Vëmendje e veçantë ti kushtohet tokave pa pronare,shtepive apo stallave te baraktisura ,serave apo ish objekteve ushtarake në lartësi të territoreve dhe informacionet operative  të vleresohen duke vepruar në mënyre të shpejtë e të drejtëpërdrejtë.

Duke shprehur edhe një herë konsideraten time, për punën e bërë shpreh besimin tim se angazhimi serioz  e  i përgjegjshëm i të gjitha strukturave tuaja do të bëjë të mundur heqjen plotësisht te qarkut tonë nga harta e kultivimit te bimëve narkotike.

                                                                                                                    Kukes 10.11.2017.

[robo-gallery id=”6225″]