Me datë 24.10.2024 u mbajt takimi i Komiteti të Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Kukës, z.Agron Geca dhe Prefektit të Qarkut Shkodër, znj. Majlinda Angoni dhe me pjesëmarrjen e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi.
Znj. Pirushi prezantoipër të gjithë të pranishmit procesin e nisur nga AKZM mbi rishikimin e elementëve tekniko-formalë të VKM-ve mbi shpalljen e zonave të mbrojtura, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga dispozitat kalimtare të ligjit nr. 21/2024. Profesorët dhe studiues nga Universiteti i Tiranës dhe Fakultetit i Shkencave të Natyrës do të jenë bashkudhëtarë në këtë proces, duke ofruar ekspertizën e tyre përgjatë rishikit të akteve ligjore të shpalljes.
Së bashku me Anëtarët e Komitetit të Menaxhimit, përfaqësues të institucioneve lokale dhe organizatave të ndryshme, diskutuam mbi çështjet e nënzonimit të brendshëm të parkut, si dhe mbi menaxhimin e qëndrueshëm të tij.