Takimi i 5-të i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit Kukës .14.08.2018.
Me datë 14.08.2018 ora 11.00 në Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal te Zhvillimit te Turizmit per te bere analizen nje mujore te punes se komitetit.
Takimi u zhvillua nen drejtimin e Koordinatorit te Pergjithshem te Institucionit z Abdulla Domi.
Në Bashkinë Kukës.Duhet thene se sezoni turistik vazhdon ne bashkine Kukes vetem ne zonen e Shishtavecit kurse ne zonat tjera thuajse nuk po ecen me ritmet qe do deshironim.
Po vazhdojne pregatitjet per fillimin e punes ne dy fshatrat e perzgjedhur ne bashkine Kukes Shishtaveci dhe Shtiqni ne kuader te projektit te qeverise shqiptare 100 fshatrave turistikë.
Në Bashkinë Tropojë.Ne luginen e Valbones ka nje fluks te madhe turistesh dhe ne pergjithesi ka pasur nje ecuri te kenaqshme te ketij sezoni.Me date 08 gusht nga ana e Bashkise Tropoje u organizua ne bjeshket e Shkelzenit festa e bjeshkes se Shkelzenit.
Në Bashkinë Has.Eshtë duke u zhvilluar projekti i kesaj bashkie për zhvillimin e turizmit. Janë vënë në funksion zyrat e informacionit.Janë hapur kurse të gjuhës angleze për trajnimin e shoqëruesve gjatë sezonit turistik.
Autoriteti Kombetar Ushqimit Dega Rajonale Kukës.Ky autoritet ka bere inspektime ne disa njesi tregtimi dhe sherbimi ne te gjithe qarkun por sidomos ne zonën e Valbonës me një grup kontrolli dhe inspektuesish. Jane zhvilluar disa kontrolle ne njesite e sherbimit me ushqim dhe ne disa markete.
Drejtoria Rajonale e OSHEE-se Kukes.Pavarësisht se ne zonat turistike sidomos ne zonen lugines se Valbones rrjeti elektrik dhe percjellesit e energjise jane ne gjendje mjaft te keqe teknike nga rrjetit tejet i amortizuar.Drejtoria Rajonale OSHEE Kukës po ben perpjekje dhe po mban në gadishmëri rrjetin elektrik.Shpresohet se ne kuader te projektit per 100 fshatarat turistike keto linja te rindertohen dhe te behen te reja te cilat do te permiresojne sherbimin per turistet ne keto zona.
Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Kukes.Kjo drejtori por edhe deget ne Tropoje dhe Has kane marrë masa që të jenë te gatshme në cdo kohë me personel aktual por edhe shtese për çdo rast që mund të paraqitet gjatë sezonit turistik si për shtetasit Shqiptar dhe të huaj.Ka pasur nje vemendje te kenaqeshme sa i takon furnizimit te Qendrave Shendetsore dhe ambulancave ne fshatrat e ketyre zonave me ilaqe dhe medikamente te nevojshme dhe me personel prezent ne cdo kohe.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.Janë marrë masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike me stacione te levizshme policie si dhe me shoqerim te grupeve turistike me mjete te policise rrugore. Për sezonin veror gjithashtu është planifikuar të vazhdojë zbatimi i planit të masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në rrugë si dhe aktivizimi i policisë rrugore me qëllim menaxhimin e trafikut pa pasoja dhe aksidente.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Emigracionit Kukës. Të dhenat per hyrje-daljet javore per datat 06 – 12.08.2018:Hyrje shtetas shqiptare 1.9626.Dalje shtetas shqiptare 2.3306.Hyrje shtetas te huaj 14.2964.Dalje shtetas te huaj.12.9042.Janë marrë masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend veçanërisht për eleminimin e pengesave të panevojshme në pikat kufitare. Inagurimi i pikes se re kufitare e doganore ne Morin ka bere qe te eleminohen rradhet e gjata te pritjes se turisteve sidomos atyre kosovar duke hapur dhe vene ne dispozicion me shume sportele pune e kontrolli.
Administrata e Zonave të Mbrojtura.Vazhdon bashkëpunimi mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe ADRZM në bashkëpunim me te rinjtë ne kuader te projektit “Smile Albania” për periudhën 1 korrik-31 Gusht.Ekziston një strukturë e përkohëshme për Qarkun e Kukësit në pikën kufitare të Morinit Kukës, Qafë Morinë Tropojë dhe ne zonen e lugines se Valbones ku do të qëndrojnë te rinjte për të shpërndarë informacion turistik.I eshte kushtuar nje kujdes i veçante identifikimit te rasteve te renjes se zjarrit me qellim qe te merren masa per te vajtur sa me shpejt ne keto vatra per te bere te mundur fikjen e tyre.
Pas paraqitjes se raportit per punen e bere u kalua ne diskutime nga te pranishmit te cilet ofruan eksperiencen e tyre dhe gadishmerine per permiresimin e gjendjes me propozime konkrete.