Takime të Prefektit të Qarkut me drejtues Institucionesh për sezonin turistik 2018.

                 PREFEKTI I QARKUT KUKËS

 

Takime të Prefektit të Qarkut me drejtues Institucionesh për sezonin turistik 2018.

A-Në kuadër të marrjes së masave për një sezon turistik të suksesshëm me date 25.06.2018 Prefekti i Qarkut Kukes zhvilloi nje takim me Drejtorin e Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut,me Drejtorin e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit Kukes si dhe me shefin e Njësise se Autostradës me te cilet bisedoi mbi menyren e funksionimit te pikave te kontrollit kufitar dhe te shtimit te sporteleve ne ditet me fluks levizjeje me qellim qe te eleminohen sa te jete e mundur vonesat e pajustifikuara.
U diskutua per planifikimin e pikave statike apo njesive levizese te policise ne zonat turistike,shoqerimin e grupeve turistike ne ato raste kur eshte e mundur,mbajtejn paster te ambienteve te pikave kufitare si pasqyre e prezantimit te vendit tone,skemen e lajmerimit dhe nderhyrje ne raste te bllokimit te mundshem te turisteve te huaj apo vendas ne male apo ne maja ngjitjeje te rrezikshme qe kerkojne nderhyrje nga ajri.
U fol edhe për kombinimin dhe balancimin e zbatimit të ligjit me sjelljen njerezore të efektiveve të shërbimit të policisë rrugore për raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rruges sidomos per rastet kur drejtuesit e automjeteve se bashku me familjaret udhetojne per ne plazh apo per ne vendet e tyre te punes ne perendim pas mbarimit te pushimeve ne vendin tone.

25.06.2018

B-Po në funksion të përmirësimit të punës në funksion të një sezoni turistik sa më cilësor me datë 05.07.2018 Prefekti i Qarkut Kukës Z.Zenel Kuçana zhvilloi një takim me drejtorin e administratës së zonave të mbrojtura z Besnik Hallaçi i cili në fillim të aplikimit të nismës së qeverisë shqiptare “Smile Albania”,kërkoi ndihmën e Prefektit për një zbatim sa më korrekt të këtij shërbimi dhe një ndihmesë të drejtuesve te Policisë së Rendit,Policisë së Kufirit si dhe të Doganave për plotësimin e detyrimeve të këtyre Institucioneve në zbatim të Urdhërit të Ministrit të Mjedisit nr 5507 prot,datë 27.06.2018.”Për bashkëpunimin në kuadër të projektit”Smile Albania”
Nga ana e tyre drejtuesit dhe përfaqësuesit e këtyre institucioneve e garantuan z Kuçana për gadishmërinë dhe për bashkëpunimin në mes tyre me qëllim që kjo nismë të jëtë sa me e suksesshme dhe të bëhet një punë cilësore në drejtim te promovimit të potencialeve turistike te qarkut Kukësin si në pikën kufitare Morinë ashtu edhe në Luginën e Valbonës ku do të operojnë të rinjtë që do punojnë këto dy muaj Korrik Gusht.

05.07.2018