Takime të Kryeministrit Edi Rama dhe mbledhje e Qeverisë Shqiptare në Kukës 30-31.10.18
Me date 30 dhe 31 Tetor 2018 Qeveria Shqiptare organizoi takime dhe mbledhjen e saj ne Qarkun Kukes.Me date 30.10.2018 ora 16.00 Kryeministri Edi Rama I shoqeruar nga Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi nje takim ne bashkine e Hasit ne nje degjesë publike ne lidhje me punen e bere nga e qeverise shqiptare ne funksion te denoncimeve te ardhura ne portalin “Per Bashkeqeverisjen me Qytetaret”.Ne kete takim kryeministri paraqiti shembuj te qytetareve qe ishin ne panel se si me nje denoncim ne Portal shume problem marrin menjehere zgjidhje pa u sorollatur dhe pa pasur nevoje per mik e nderhyrje.
Po me date 30.10.2018 ora 17.30 zhvilloi nje takim ne sallen e Pallatit te Kultures “Hasan Prishtina” me te rinjte e FREESH si dhe me qytetare te ndryshem te Kukesit.Ne kete takim z Rama i shoqeruar edhe nga Prefekti z Kuçana premtoi se shume shpejt do te nise ndertimi i stadiumit te ri te futbollit,hapja e aeroportit te Kukesit,mundesia e hapjes se nje fasoni per punesimin e grave dhe vajzave kuksiane si dhe shume investime te tjera me qellim qe Kukesi te ngrihet dhe te behet i jetueshem per te gjithe qytetaret dhe te minimizohet mirgimi i njerezve jashte vendit.Me kete rast u be edhe shperndarja e teserave te disa te rinjeve te cilet u antaresuan ne PS.Po kete dite datë 30.10.2018 ne oren 19.00 eshte zhvilluar nje takim koktej me te rinjte e bashkise Kukes ne sallen e takimeve ne Bar Amerika e cila ka kaluar ne nje atmosfere shume te kendshme dhe miqesore.
Me date 31.10.2018 ne oren 9.30 z Rama i shoqeruar nga ministra dhe drejtues Institucionesh ka zhvilluar nje takim ne Spitalin Rajonal te Kukes ku eshte bere inagurimi i nje paisje te re “Skaner” dhe eshte premtuar se po mendohet qe shume shpejt te filloje ndertimi i Spitalit te ri Rajonal ne Kukes me parametra dhe me paisje bashkekohore.Gjithashtu po sot z Rama ishte per vizite ne nje qytetar me probleme te medha ekonomike ne zonen e Bozhes ne lagjen e re te qytetit dhe ku i garantoi kesaj familje ndertimin e nje shtepie te re me kushte optimale per jetese.
Po me date 31.10.2018 z Rama i shoqeruar nga Prefekti i Qarkut z Kuçana si dhe antare te Qeverise Shqiptare zhvilloi nje takim me banore te Njesise Administative Shishtavec Kukes dhe qytetare e te pranishem te tjere.Ne kete takim z Kryeminister premtoi se shume shpejt do te filloje ndertimi i nje resorti turistik privat per sezonin dimeror me nje piste per ski me paramentra nderkombetare dhe me qe do ti jap frymemarrje te gjithe zones se bukur te Shishtavecit.Gjithashtu ai zhvilloi nje vizite edhe ne nje ambient turistik ne zonen e Novosejit tek “Stani i Hoxhes”.Po ashtu Kryeministri Rama zhvilloi nje takim ne Degen e Doganes Morin si dhe inspektoi ndertimin e urave ne Autostraden Kukes-Morin te cilat do te perfundojne brenda ketij viti.
Me date 31.10.2018 ora 14.00 u zhvillua mbledhja e Qeverise Shqiptare nen drejtimin e Kryeministrit z Edi Rama ne te cilat u miratuan disa vendime te rendesishme per Qarkun Kukes dhe per Shqiperine.Kjo vizite e planifikuar e Qeverise Shqiptare ne Qarkun Kukes tregoi edhe njehere vemendjen e madhe qe Kryeministri Rama dhe Qeveria Shqiptare po tregon per Kukesin dhe Kuksianet.Ne perfundim te ketyre takimeve e konsiderojme nje vizite te sukseshme dhe historike per Kukesin duke qene se shpresojme se te gjitha premtimet e bera nga Kryeministri do behen realitet dhe Kukesi te marre vemendjen e duhur nga ana e Qeverise Shqiptare.