Takime ne kuader te llogaridhenjes qeveritare perpara qytetareve Has 23 Maj 2018.

                                PREFEKTI I QARKUT KUKES

 

Takime ne kuader te llogaridhenjes qeveritare perpara qytetareve Has 23 Maj 2018.

Ne kuader te turit te takimeve per llogaridhenje perpara qytetareve me date 23.05.2018 u zhvilluan disa takime ne Bashkine Has dhe konkretisht ne Njesite Administrative Fajza dhe Golaj si dhe ne Bashkine Krume Qender.
Ne keto takime merte pjese edhe zv Kryeministrja e Republikes se Shqiperise znj Senida Mesi,Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana ,i deleguari i Partise Socialiste per Bashkine Has z Ilir Beqaj si dhe Kryetari i Bashkise Has z Adem Lala.
Takimet u zhvilluan ne frymen e mirekuprimit dhe te evidentimit te vlerave pozitive por edhe te venjes ne dukje te problematikes me te cilat ndeshen qytetaret dhe qe kerkojne zgjidhje.
Zvkryeministrja e Republikes se Shqiperise znj Senida Mesi ju garantoj banoreve te kesaj Bashkie gadishmerine e Qeverise Shqiptare angazhimin e kesaj qeverie per te permbushur me sukses te gjithe premtimet e marra.Ne keto takime folen edhe Prefekti i Qarkut Kukes z Kuçana,i deleguari i PS z Beqaj si dhe Kryetari i Bashkise Has z Adem Lala te cilet u angazhuan per nje pune serioze ne eleminimin e burokracise te administarates shteterore dhe lokale per te qene sa me afer punes dhe zgjidhjes se problemeve te qytetareve te kesaj bashkie.