Takime dhe aktivitete të Prefektit të Qarkut Kukës z Zenel Kuçana.Tetor 2018

Takime dhe aktivitete të Prefektit të Qarkut Kukës z Zenel Kuçana.Tetor 2018

1-Me date 17.10.2018 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana mori pjese ne nje aktivitet te zhvilluar ne lokali Bar Amerika me perfaqeues te bisnesit dhe te ftuar te tjere nje kete takim te organizuar nga ana Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut Kukes ku u diskutua situata e rendit dhe e sigurise ne Qarkun Kukes. Ne takim u tha se rendi dhe siguria eshte mjaft e mire dhe e garantiuar por u kerkua nga bisneset te zbatojne detyrimin ligjor per tu paisur me kamera ne objektet e punes se tyre gje qe do te shtonte sigurine dhe qetesine ne kete fushe.

2-Me date 18.10.2018 z Kuçana mori pjese ne nje takim te organizuar nga Drejtoria Rajonale e Punesimit Kukes ne bashkepunim me shoqaten “Bisnesi per Bisnesin” dhe qe u organizua ne ambientet e lokal Valdrin ne Kukes.Ne kete takim u diskutua per kerkesat qe kane bisneset per kualifikime te ndryshme dhe u kerkua qe bisneset te fokusohen ne ato dege qe mendojne se kerkohet kualifikime nepermjet Shkollave Profesionale me qellim qe te propozohen per te hapur ne Kukes tek shkolla profesionale dege apo profesione qe kerkohen nga punedhenesit.

3-Me date 19.10.2018 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvillua takimi me Organin Keshillues ne te cilen u mor ne shqyrtim situate e mirembajtjes se rrugeve ne shkalle qarku.Ne kete takim u kerkua nga firmat kontraktore qe te merren masat e duhura per te qene ne gadishmeri me mjete dhe me kapacitete njerezore me qellim qe te perballohet me sukses situata e mirembajtjes dimerore qe po troket.Perfaqesuesit e firmave kontraktore qe moren pjese ne kete takim garantuan seriozitetin e realizimit me sukses te punes per mirembjatje e rrugeve nacionale duke garantuiar se disponojne potencial njerezor dhe teknik si dhe sasine e duhur se krypes per ta perdorur gjate kesaj periudhe.Nga ana e Prefektit te Qarkuit Kukes u kerkua nje pune e vazhdueshme per permbushjen e detyrave te ngarkuara kontraktore dhe u theksua se motoja jone eshte:”Nje rruge e qarkullueshme me zinxhirë,konsiderohet si rrugë e bllokuar”.

4-Me date 22.10.2018 Prefekti i Qarkut z Kuçana zhvilloi nje diskutim ne Institucion me zv Kryetarin e Bashkise Kukes z Dylejman Nela,me Drejtorin ne DAR Kukes z Skender Ahmeti si dhe me drejtorin e OSHEE –se Kukes z Afrim Hoda .Tema  e diskutimit ishte mundesia e gjetjes se nje zgjidhje provizore apo definitive ne lidhje me zhvendosjen e punonjesve te OSHEE ne nje ambient tjeter me qellim qe ambienti i shkolles 1 Qershori i cili zyrtarisht eshte ne disa pjese prone e OSHEE te jete i gjithe ne dispozicion te dhenjes se mesimit ne kushte sa me te pershtatshem dhe optimale.U la detyre qe te ngrihet nje grup pune dhe te shikohet mundesia e dhenjes se disa ambienteve nga Bashkia Kukes per degen e shitjes se OSHEE-se dhe te formalizohet nje marreveshje me mes Institucioneve per kete zgjidhje.