Takime dhe aktivitete të Prefektit të Qarkut Kukës z Zenel Kuçana 10-15 shkurt 2019
1-Takim me Drejtorin Rajonal të Shëndëtësise për situatën gripale në Qark Kukës 12.02.2019.
Me dt 12.02.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Kuçana pati nje takim me Drejtorin Rajonal te Shendetesise Kukes z Agron Hoxha ku u njoh me te dhenat e fundit e situates se gripit ne territorin e Bashkise Kukes.Duhet thene se nuk ka vend per panik dhe se ekziston nje situate mbi normalen por ju shume problematike.U theksua se ka nje angazhim te te gjithe personelit shendetesor ne qender Kukes si dhe ne Njesite Administrative dhe se ka nje permiresim te punes ne keto njesi tani qe edhe bora eshte shkrire dhe rruget jane me te kalueshme.U dhane detyra per ndjekjen e kesaj situate ne vazhdimesi.Rastet e konsideruara si te zakonshme kane marre mjekimin dhe sherbimin ne Qendrat Shendetesore kurse ato me te rendat jane trajtuar ne Spitalin Rajonal Kukes ose jane derguar per sherbim me te specializuar ne Tirane.Prefekti Kuçana falenderoi per punen e bere dhe kerkoi angazhim te vazhdueshem dhe te panderprere per tju sherbyer qytetareve ne kete situate gripale.
2-Në Pallatin e Kongreseve në takimin “Për një Shqipëri pa kanabis” Tiranë 13.02.2019.
Me dt 13.02.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana se bashku me Sekretarin e Pergjithshem z Abdulla Domi ishin pjesmarres ne takimin e organizuar nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pergjithsme e Policise se Shtetit ne Pallatin e Kongreseve “Per nje Shqiperi pa kanabis”se bashku me shume antarë te Task-Forces Vendore te Luftes Kunder Kanabis te Qarkut Kukes.Ne kete takim u be nje paqyre e punes se bere nga te gjithe strukturat e qeverise Shqiptare qendrore dhe vendore per te beret te mundur qe vendi yne te hiqet nga harta si prodhues i kanabis.Falenderim per punen e bere nga ana Task-Forces Vendore dhe angazhim per vazhdimesine e ketij aksioni te Qeverise Shqiptare.
3-Analizë Vjetore e Fondit të Sigurimit të Detyrueshem të Kujdesit Shendetësor Kukës
Me date 15.02.2019 Prefektit i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana mori pjese ne analizen e punes se vitit 2018 te Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor Kukes. Analizen e punes e mbajti z Defrim Korbi Drejtor i kesaj drejtorie i cili foli per arritjet qe ky fond ka bere gjate vitit 2018 si dhe objektivat per 2019 duke theksuar se ka pasur nje permiresim te treguesve te realizimit te detyrave dhe te plenve te ngarkuara nga Qeveria Shqiptare.
Edhe Prefekti i Qarkut Kukës z Zenel Kuçana falenderoi per punen e bere nga administrata e kesaj drejtorie dhe ju kerkoi angazhim akoma me te madhe ne drejtim te permirsimit te ofrimit te sherbimeve shendetesore nga kjo drejtori si dhe kujdes me rimbursimin e barnave duke qene korrekt me zbatimin e ligjit ne cdo aspekt.
4-Takim me drejtues të Institucioneve të rendit dhe të sigurisë publike Kukës 15.02.2019.
Me datë 15.02.2019 Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana zhvilloi nje takim me drejtuesit e Drejtorise Vendore te Policise,te Drejtorise Vendore te Policise se Kufirit dhe Migracionit si dhe me Drejtorin e SHIK-ut.Ne kete takim qe u zhvillua ne zyren e Prefektit te Qarkut Kukes u vleresua e qete dhe pa probleme situata e rendit dhe e sigurise publike ne shkalle Qarku,por nga ana e tij z Kuçana porositi drejtuesit e pranishem qe te vazhdohet te punohet me te njejtin ritem per te realizuar detyrat e ngarkuara nga Qeveria Shqiptare.Te merren masat e duhura per mbajtjen situates nen kontroll dhe te shtohen inspektimet dhe vrojtimet per te vene perpara pergjegjesise ligjore shkelesit e ligjit dhe ato persona qe prishin rendin dhe sigurine publike.