Takime dhe aktivitete të Administratës së Prefektit të Qarkut Kukës 13 – 29 Mars 2019.
1-Takim me drejtuesit e Degeve Teritoriale Kukës
Me date 13.03.2019 ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Kukes u zhvilluan takime te vecanta me drejtues te Institucioneve te ndryshme ne nivel vendor si dhe me drejtues te degeve territoriale ne te cilat u raportua per punen e bere dhe per detyrat ne te ardhmen.Nga ana e Prefektit te Qarkut Kukes z Zenel Kuçana u kerkua nje pune e vazhdueshme per permbushjen e detyrave te ngarkuara nga qeveria shqiptare dhe rritjen e metejshme te performances se administrates shteterore.U theksua se kerkohet qe cdo fund muaji deri me date 04 te muajit pas ardhes te dergohet prane Institucionit te Prefektit te Qarkut informacioni mujor.Ky informacion do te perpunohet dhe do dergohet ne MB.
2-Inspektime në Degët Teritoriale dhe zyrat vendore në të gjithë Qarkun Kukës. 21.02.2019.
Në zbatim te Planit te Kontrollit nr 182 prot date 11.03.2019 nga data 11.03.2019 deri me date 20.03.2019 kemi zhvilluar nje inspektim te pergjithshem ne te gjithe deget territoriale Kukes dhe zyrat vartese te tyre ne Tropoje e Has me tematikë:
Objektivi : Ofrimi dhe cilësia e shërbimit të administratës së degëve territoriale ndaj shtetasve.
Metoda : Prezantim i situatës nga drejtuesi i institucionit që kontrollohet,për mënyrën e ofrimit të shërbimit për shtetasit në Institucionin e tij dhe kontroll dhe monitorim i çështjeve.
Çështjet : 1-Si realizohet pritja e shtetasve dhe a ka një praktike për këtë qëllim?
2-A ka orë apo ditë fikse për pritjen e shtetasve për problemet që ngrejnë ?
3-Sa problematika të ngritura nga shtetasit janë trajtuar e kanë marrë zgjidhje ?
4-Sa është numri i ankesave të adresuara në Institucionin tuaj për 2018 ?
Permbledhja e informacionit ju dergua me shkrese zyrtare Prefektit te Qarkut dhe duhet thene se ne pergjithesi ka nje angazhim te kenaqshem te administrates shteterore per pembushjen e detyrimeve ligjore ndaj qytetareve.
3-Takim i Nënprefektit Tropoje në disa shkolla të mesme te kesaj bashkie.
Me date 20.03.2019 nenprefekti i Tropojës z Granit Kurmekaj ka qene i pranishem ne nje ore letrare te zhvilluar nje ambientet e kesaj shkolle per nder te Dites se Frankofonise.Nje aktivitet i zhvilluar me kujdes dhe qe tregaon punen e mire te kesaj shkolle per rritjen e performances se mesuesve dhe nxenesve te kesaj shkolle.
Me date 25.03.2019 z Kurmekaj zhvilloi nje takim me mesues dhe nxenes te shkolles”Ali Iber Nezaj”
Tropoje si fitues te konkursit kombetar te tekonolgjise te cilet do perfaqesojne Shqiperine ne Beograd
4-Takim me rastin e 73 vjetorit të vdekjes së Heroit të Popullit Hasan Kërxhaliu Bicaj.
Me date 25 Mars 2019 ne fashtin Bicaj te Bashkise Kukes u organizua nje takim perkujtimor me rastin e 73 vjetorit te vdekjes se Heroit te Popullit Hasan Kërxhaliu “Babë Hasani”.Ky takim ishte organizuar nga Komiteti i Veteraneve dhe nga Organizata e Familjeve te Deshmoreve Kukes ne bashkepunim me familjen e heroit.Ishte prezent në këtë takim dhe pershendeti edhe Koordinatori i Pergjithshem i Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukës z Abdulla Domi.
5-Analiza mujore e punes se Administrates se Prefektit te Qarkut per muajin Mars 2019.
Me date 29.03.2019 u zhvillua analiza mujore e punes se Administrates se Prefektit te Qarkut Kukes.Ne kete takim u paqyrua puna e bere nga Administrata dhe u dhane porosi per te vazhduar me te njejtin ritem edhe per periudhen ne vazhdim.Kerkohet me shume angazhim nga dy Nenprefektet dhe nga Zyra e Gjendjes Civile si dhe displine dhe realizim detyrash nga te gjithe punonjesit.U kerkua qe te fokusohemi tek fushata zgjedhore dhe te realizojme te gjitha detyrimet tona Institucionale ne funksion te plotesimit te percaktimeve ligjore.U kerkuan Planet mujore te Punes.
6-Takim dhe vlerësim per Shoqatën Bjeshkatare Alpinistike Gjilan Kosovë
Me date 31.03.2019 Prefekti i Qarkut z Kuçana dha Çertifikate Mirenjohje per“Shoqaten Bjeshkatare Alpiniste te Gjilanit”me te cilet u takua dhe zhvilloi edhe nje bashkebisedim te frytshem.Mirenjohja ju dha me motivacionin Per promovimin e vlerave natyrore e turistike te Qarkut Kukesit.
Po sot nje grup alpinistesh prej rreth 80 vetash (burra e gra) do te leviznin ne internarin Kukes- Breki – Gjallice e kthim.Me kete rast Prefekti, i pergezoj dhe i falenderoj alpinistet per pasionin e tyre dhe i pergezoi per aktivitetin qe kryejne ne funksion te promovimit te vlerave turistike te Qarkut Kukes..