PREFEKTI I QARKUT KUKËS
Me rastin e 19 vjetorit te “Eksod 99” ne Kukes u zhvilluan disa aktivitete te cilat u ndoqen edhe nga ana e Prefektit te Qarkut z Zenel Kuçana.
Me date 15.04.2018 ishte i pranishem ne panairin e librit te hapur me kete rast ne sheshin qendror te Qytetit Kukes ne nje ambient perpara kulles se mikpritjes dhe te qendreses.
Panairi kombëtar i librit synohet të kthehet ndër ngjarjet më të mëdha kulturore të sezonit turistik e jo vetëm, duke sjellë edhe shkrimtarë të shquar, personalitete nga jeta politike dhe kulturore.”Në ditët e panairit do të ketë paraqitje të veçanta për shkrimtarë të afirmuar nga Shqipëria dhe Kosova.
Me date 16.04.2018 Prefekti i Qarkut z Kuçana ishte ne Doganen e Morinit dhe priti Zv Kryeministrin e Pare te Kosoves z Behgjet Pacolli i cili do te marre ne dorezim dekoraten “Nder i Bashkise dhe i Qarkut Kukes”akorduar nga Keshilli Bashkiak dhe ai i Qarkut Kukes
“Me të vërtetë provova emocion ndërsa Kukësi, kryeqyteti botëror i mikpritjes dhe bujarisë, në vitin 1999, vit i eksodit kosovar, më nderoi me 2 titujt « Qytetar Nderi » dhe « Nder i Qarkut ». tha z Pacolli gjate ceremonise se marrjes se titujve.Ai tha se u vleresua vizioni im për heqjen e kufijve mes shqiptarëve nëpërmjet vizionit zhvillimor ekonomik.
Z Pacolli tha se do punoj pa u ndalur për jetesimin e ideve, projekteve ndërshqiptare ku Kukësi ka rëndësi themelore me pozitën strategjike, bukuritë natyrore,minerare etj
Po sot me date 16.04.2018 Prefekti i Qarkut z Kuçana mori pjese ne simpoziumin shkencor te zhvilluar me rastin e perkujtimit te “Eksod 99 “ne sallen American Corner ku edhe pershendeti te pranishmit ne emer te Qeverise Shqiptare si dhe Kryeministrit Rama.
Pasi falenderoi organizatoret e te dyja shteteve per zhvillimin ketyre aktiviteteve kerkoi nga ata qe vitin qe vjen ne 20 vjetorin e Eksod 99 te zhvillohen aktivitete ne nivel akoma me te larte me pjesmarrjen e dhe te perfaqesuese te te dy qeverive tona.
Ne vazhdim te aktiviteteve morem pjese ne koncertin artistik te zhvilluar perpara sheshit te Pallatit te Kultures si dhe dreken e organizuar nga Keshilli i Qarkut Kukes me kete rast.
Kukes 14-15-16 Prill 2018.