TAKIM: ZHVILLIMI TERRITORIAL NË QARKUN KUKËS

Më datë 04.02.2020 Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana priti në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave z. Stefan Çipa.
Në këtë takim morën pjesë kryetari i bashkisë Tropojë z.Rexh Byberaj, kryetari i bashkisë Has z. Liman Morina si dhe përgjegjësi i EKB Qarku Kukës zj Nazmije Mustafa.
Gjatë takimit u diskutua fillimi i ndërtimit të banesave sociale në bashkinë Kukës dhe Tropojē ku konkretisht është parashikuar ndërtimi i pallateve me nga 74 apartamente si dhe në Bashkinë Has një pallat me 36 apartamente.
Së shpejti me plotēsimin e dokumentacionit të nevojshëm do të fillojnë punimet për ndërtimin e këtyre banesave.