REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTI I QARKUT KUKËS
Takim sensibilizues “Mbi parandalimin e migracionit të parregullt ne Shqipëri”
Në zbatim të projektit “Mbi parandalimin e migracionit të parregullt”, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), zhvilloi me date 06.12.2017 një takim informues me anëtarët e Tryezës Teknike të Qarkut Kukes për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin lidhur me parandalimin e migracionit të parregullt drejt Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian me sloganin “Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt!
Në kete takim qe u organizua ne sallen e takimeve te Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes ishin te pranishem anëtarë të Tryezës Teknike Antitrafik, si dhe përfaqësues nga Këshilli i qarkut, nënprefektët, sistemi arsimor, shëndetësor, njësitë e qeverisjes vendore, NJMF, psikologë, punonjës socialë, etj., ku u diskutua rreth identifikimit të viktimave të trafikimit, migracionit të parregullt, rolit të shkollës në parandalimin e trafikimit dhe të migracionit të parregullt, etj.
Per rendesine e kesaj tryeze foli perfaqesuesja e IOM znj Alketa Gaxha ,ndersa plotesuan dhe bashkebiseduan me fjalen e tyre edhe perfaqesuesja e Zyres se Koordinatorit Kombetar Antitrafik znj Mimoza Qyra si dhe perfaqesuesja e Ministrise Arsimit Sportit dhe Rinise znj Rozalba Merdani.
Nga ana e Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes pershendeti kete takim informues edhe Koordinatori i Pergjithshem i Prefektures dhe Kryetar i TTAT z Abdulla Domi si dhe edhe Drejtori i Policise Vendore te Policise se Kufirit e Migarcionit z Bashkim Shehu.
Pastaj takimi u zhvillua ne forme bashkebisedimi per rendesine e fushates dhe te sensibilizimit te qytetareve per ndergjegjsimin e tyre per rrezikun e Migracionit te paligjshem dhe se duke u konsideruar Shqiperia si nje vend i sigurte eshte e pamundur marrja e azilit ekonomik ne vendet perendimore.
Ndaj te tregohet kujdes nga grupet kriminale qe e stimulojne kete migracion te paligjshem duke i genjyer qytetaret te shesin prona e shtepi e te kthehen pastaj te fillojne jeten nga fillimi duke perfituar ne kete rast vetem grupet apo individet qe e ushtrojne kete veprimtari kriminale.
Po kështu u zhvillua edhe një takim me punonjësit e Zyrës Rajonale të Punësimit dhe ne shkollen e mesme “Havzi Nela”, për t’i informuar ata për fushatën kombëtare dhe ngritjen e vetëdijes lidhur me parandalimin e migracionit të parregullt dhe për të koordinuar shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe mesazhet sensibilizuese në komunitet.
Ne hapësirat publike te qytetit te Kukesit pati diskutime në grup me mbështetjen e anëtarëve të Tryezës Teknike, shoqërisë civile dhe grupeve të të rinjve ku u shpërndanë edhe fletëpalosje.
Kukes 06.12.2017.