Takim për problematikat dhe ecurinë e proçesit mësimor në shkollat e Qarkun Kukës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Takim për problematikat dhe ecurinë e proçesit mësimor në shkollat e Qarkun Kukës

Ne zbatim te detyrave ligjore dhe ne kuader te masave te marra per shkak te situates se motit me date 03.12.2017 Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana zhvilloi nje takim me drejtuesit e bashkive Kukes,Tropoje dhe Has si dhe drejtuesit e DAR Kukes dhe pergjegjesit e ZA ne Tropoje dhe Has.

Ne kete takim u be nje ekspoze e plote e situates nga ana e drejtuesve te arsimit ne shkalle qarku.

Nga ana e drejtorit te DAR Kukes z Skender Ahmeti u theksua se ne pergjithesi situate e ecurise se procesit mesimor por edhe e gjendjes se shkollave eshte e mire.Problem perbejne disa shkolla ne rrethin tone per shkak te amortizimit te tyre dhe konkretisht:

Shkolla e mesme ne fshatin Fshat Njesia Administrative Gryke Çaje,shkolla e ciklit te ulet ne Domaj Njesia Administrative Bicaj,shkolla 9 vjecare ne fshatin Lojme Njesia Administrative Zapod,shkolla 9 vjecare ne fshatin Tershene Njesia Administrative Bicaj,si dhe problematika me tarracen e gjymnazit “Havzi Nela”ne qytetin e Kukesit.

Shkollat ne pergjithesi jane furnizuar me dru zjarri dhe jane marre masat e duhura per perballimin e periudhes se dimrit neper shkolla.

Informacioni i dhene nga ana e pergjegjesit te ZA Tropoje z Petrit Zeneli pasqyronte ne pergjithesi situaten ne shkollat qe administron ZA Tropoje.Edhe ne kete bashki nga 48 shkolla qe jane ne total ,2 prej tyre dhe konkretisht shkollat ne Lekbibaj dhe Llugaj kane probleme dhe nuk kane kushtet e volitshme per zhvillimin e mesimit,ndersa problem ngelet edhe tarraca e shkolles se mesme ne qytet e cila pikon kur ka reshje shiu ne pjesen ku lidhen dy pjeset e objektit.

Kurse nga ana e z Selman Qema u theksua se nga 24 objekte arsimore ne bashkine e Hasit pese shkolla prej tyre dhe konkretisht; Tregtan,Letaj,Vlahen,Kosturr dhe Dobrune duan nderhyrje ne gjendjen fizike te tyre sepse ne pergjithesi kane probleme me çatite dhe me mundesine e zhvillimit te nje procesi te rregullt mesimor.

Ne kete takim foli edhe kryetari i bashkise Has z Adem Lala i cili theksoi pamundesine finaciare te kesaj bashkie per te nderhyre ne riparimin e objekteve mesimore megjithe vullnetin e mire per ta    bere kete gje.Me ato pak mundesi finaciare qe ne kemi pasur tha z Lala kemi bere disa here nderhyrje per riparime pjesore qe nuk jane absolutisht te mjaftueshme.Kemi siguruar sasi te mjafueshme te druve te zjarrit te cilat jane derguar me kohe ne te gjitha shkollat e bashkise sone.

Edhe perfaqesuesi i bashkise Kukes z Bujar Muçmataj dhe perfaqesuesi i bashkise Tropoje z Zenel Neza thane se duhet te na vihen ne dispozicion me shume fonde nga ana e qeverise me qellim riparimin e shkollave pasi mundesite finaciare te bashkive jane shume te kufizuara.

Ne fund te takimit Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana pasi falenderoi te pranishmit per ekspozenë e bere porositi vazhdimin e punes per plotesimin e nevojave qe kane shkollat me riparime dhe theksoi se keto problematika do ti behen te ditura edhe Kryeministit z Rama me qellim marrjen e masave per nje ecuri normale te proçesit mesimor ne te gjithe territorin e qarkut Kukes.