Takim në Tropojë e Has në kuadër të Emergjencave Civile për mbrojtjen nga zjarri.

                            PREFEKTI I QARKUT KUKËS

Takim në Tropojë e Has në kuadër të Emergjencave Civile për mbrojtjen nga zjarri.

Me date 11.05.2018 në Nenprefekturen e rrethit Tropoje dhe me date 14.05.2018 ne Nenprefekturen Has u zhvilluan takime për te pare gjendjen aktuale dhe masat qe do merren per te perballuar verën stinen e zjarreve.

Prefekti i Qarkut z Kuçana pasi falenderoi pjesmarresit per prezencen e tyre ne keto takime kerkoi vemendjen e tyre per te marre masat e duhura ne funksion te rritjes se gadishmerise ne raste zjarresh ne keto Nenprefektura.

Nga informacioni i dhene ne keto takime rezultoi se jane zhvilluar inspektime te ndryshme sa i takon marrjes se masave kunder zjarreve dhe ka pasur nje bashkepunim te mire me Drejtorite e EC si dhe Sektorin Zjarrfikes ne Bashkite Tropoje deh Has per te reaguar sa me shpejt ne vendin ku shfaqet nje vater zjarri dhe per te bere te munduar lokalizimin dhe fikjen e menjehershme te zjarreve te mundshme ne keto territore.

U dha porosi e qarte qe te kontrollohen a jane ne funksion hidrantet ku furnizohen automjetet e sherbimit zjarrfikes ,te ushtrohet kontroll per paisjen me bombola dore zjarrfikese ne shkolla,ne kopshte dhe çerdhe,si dhe te merren masa per te mos zene rruget dhe rrugicat ne qytet me automjete private te cilat e veshtiresojne nderhyrjen ne nje rast zjarri te automjeteve zjarrfikese.

Ne keto takime ishin te pranishem Drejtues te Komisariatit te Policise Vendore ,nga Bashkite Tropoje dhe Has, Punonjes nga Administrata e Zonave te Mbrojtura,te Bujqesise dhe Pyjeve ,te Mjedisit ,te Ujsjellesave dhe te pranishem te tjere te cilet u angazhuan per nje pune sa me cilesore ne funksion te vrojtimit dhe sinjalizimit sa me te shpejte dhe per nje nderhyrje sa me efiçente ne zjarret qe mund te shfaqen.

Prefekti i Qarkut Kukes z Zenel Kuçana kerkoi nga Shtabi i Emergjencave Civile te vazhdojne  testimin e sistemit te lajmerimit ne te gjithe territorin e Qarkut dhe te koordinohet puna ne mes Institucioneve Qendrore dhe Vendore per te perballuar me sukses situaten qe mund te krijohet ne vazhdim si pasoje e stines se nxehte çka nenkupton shfaqje te mundshme te rasteve te zjarreve.