Takim me tematikë: Lufta kundër kultivimit e trafikimit të Kanabis-it në bashkinë Tropojë

Me datë 15.07.2020 Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana në cilësinë e kryetarit të Task-Forcës Vendore të Luftës kundër Kultivimit e Trafikimit të Kanabis-it ka zhvilluar inspektim në Njësinë Administrative Lekbibaj, Bashkia Tropoje .
Në këtë grup inspektimi bënin pjesë administratori, kryetarët e fshatrave, mjeku i zonës, shefi i Komisariatit Tropojë, shefi i Policimit në komunitet, S.P.Z. i Nj.Ad., N/prefektet e Tropojës e Has-it, sektori i M. K.V. e F.D. të administratës së Prefektit .
Në qendër të njësisë u zhvillua një takim ku u raportua për punën e bërë nga kryetarët e fshatrave në bashkëpunim me specialistët e njësisë administrative. Ku vlen të theksohet puna e mirë e bërë në këtë drejtim, nga kryetarët e fshatrave Curraj Epërm, Lekbibaj. Palcë, Salcë, Brisë, Vranë.
Pas takimit u bë inspektim në fshatin më të thellë Curraj Epërm, dhe pas kësaj u vizitua kisha, kulla e “Ngujimit” , bujtinat e përgatitura për turistet, u zhvilluan takime me banorë të zonës, pushues, barinjte e zonës etj.
Prefekti kërkoi angazhim dhe bashkëpunim maksimal të të gjitha strukturave përgjegjëse në luftën kundër kultivimit të Kanabis-it