Takim me Task-Forcen Vendore te Luftes Kunder Kultivimit te Kanabisit.

[vc_row][vc_column][vc_gallery type=”image_grid” images=”6023,6022,6021,6020″][vc_column_text]Bazuar në ligjin nr.107/2016 “Për Prefektin e Qarkut” Kreu  II ”Marrëdhëniet e Prefektit të Qarkut me Administratën Shtetërore” neni 14 “ Propozimi  dhe drejtimi i Task-Forcave dhe organizmave të përkohshëm”, Urdhërin e Kryeministrit nr.51, dt.13.04.2017 “Për Krijimin dhe Funksionimin e Strukturave Drejtuese dhe Koordinuese Ndër-Institucionale në Nivel Qendror dhe Vendor,të Ngarkuara me Përgjegjësinë e Zbatimi të Planit të Veprimit Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit, 2017-2020” si dhe Urdhërit të Prefektit të Qarkut nr.30, datë 24.04.2017 “Për ngritjen e Task-Forcës Vendore kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Bimëve Narkotike”.

U zhvillua sot takimi i pare i Task Forces Vendore te Luftes Kunder Kultivimit te Kanabisit ne ambjentet e Institucionit të Prefektit  Qarkut Kukës.

Pjesmarrja e te gjihe anetarve te percaktuar ne Urdherin e Prefektit nr 30 date 24.04.2017 kishte te bente me marrjen e përgjegjësive për secilin Institucion qe ata perfaqesonin si dhe me miratimin e rregullores “Për funksionimin e Task-Forcës Vendore kundër kultivimit dhe trafikimit”e cila u miratua ne fund te ketij takim

Ne kete takim merrnin pjese Perfaqesues te : Keshillit te Qarkut,te Drejtorise Vendore te Policise ,te Policise se Kufirit dhe Migracionit,te Drejtorise Arsimore Rajonale , te Shish,Perfaqesues te Prokurorise se Shkalles se Pare,Perfaqesues te Bashkive Kukes,Tropoje dhe Has ,te dy Nenprefekturave Tropoje dhe Has,te Deges se Doganes Morine Kukes,te Drejtorise se Bujqesise ,te Shendetit Publik,te Drejtorise Rajonale Tatimore,te Sherbimit Social Shteteror,te Komandes se Mbrojtjes Rajonale te Drejtorise Rajonale te AKU-se,te Zonave te Mbrojtura ,te Radio Kukesit,dhe te Inspektoriatit te Mjedisit e Pyjeve si dhe aktore te tjere….

Pas fjales se mbajtur nga ana e Prefektit te Qarkut z Morina per detyrat dhe pergjegjesite kryesore te kesaj Task-Force Vendore pati diskutime per punen e bere nga te gjithe Anetaret e pranishem dhe angazhimin e tyre per kryerjen e detyrave te ngarkuara ne kete Task Force.

Me qëllim realizimin e detyrimeve të TFV për periudhën në vazhdim kërkohet:

Marrjen dhe perpunimin e informacionit  nga ana e Taskë-Forcës Vendore në zbatim të detyrave të Planit të Veprimit ku të ndiqen të gjithë detyrat e çdo Institucioni për Luftën Kundër Kultivimit e Trafikimit të Lëndëve Narkotike.

Nga strukturat e specializuara të Drejtorisë së Policisë Qarkut të planizohen e të zbatohen të gjithë detyrimet ligjore në luftën kundër fenomenit si dhe të zhvillohen  takime me përfaqësues të pushtetit vendor, të komunitetit, Administratorët e njësive vendore, kryetarët e fshatrave, anëtarët e këshillave të fshatrave, drejtues e nxënës të shkollave në shkallë Qarku për sensibilizimin e qytetarëve për pasojat e kultivimit dhe tafikimit të këtyre lëndëve

Bashkitë ne shkalle qarku të angazhohen në luftën kundra kultivimit të bimëve narkotike duke vendosur në funksion të kësaj pune Këshillat Bashkiake,Administratorët e Njësive Administrative, Kryetarët e Fshatrave e Komunitetin e këtyre Njësive.

Të gjithë këto aktivitete kërkojnë përsosjen e mëtejshme të punës të të gjitha strukturave si në shkëmbimin e informacionit e të eksperiencës deri në mbështetjen e aksioneve të ndërsjellta nga Institucione të ndryshme.

Grupet e Kontrollit të Territorit të instruktohen e të jenë të përgjegjshëm për detyrën dhe detyrimet që ato kanë, duke zbatuar të gjitha proçedurat e përcaktuara ligjore

Vëmendje e veçantë ti kushtohet territoreve të ashtuquajtura “të nxehta”, të tokave pa pronarë ne territoret e largëta e të thella të Njësive Administartive, të serave, të tuneleve apo vend-strehimeve si dhe të objekteve publike të pa privatizuara.

Zbatimi korrekt i ligjit të jetë parimi themelor ndaj çdo veprimtarie kriminale në kultivimin e bimëve narkotike si dhe informacionet operative të vlerësohen duke vepruar në mënyre të shpejtë e të drejtëpërdrejtë.

Radio-Kukesi te sensibilizoje te gjithe opinionin publik nepermjet emisioneve te realizuara me teme luften kunde narkotikeve dhe te beje te gjithe perpjekjet per nje ndergjegjesim te qytetareve per rrezikun qe paraqet mbjellja dhe kultivimi i kanabisit.

Informacion mujor për Task-Forcen Vendore te Qarkut, për gjendjen aktuale dhe masat e marra në parandalimin e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike,e cila mund te dergohet prane Institucionit te Prefektit te Qarkut Kukes nepermjet email [email protected] ose ne rruge shkresore ne adrese te Institucionit.

Ne fund nga te gjithe te pranishmit u miratua rregullorja e funksionit te kesaj Task Force dhe detyrimet e secilit Institucion te pasqyruara ne kete rregullore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]